LAJMI I FUNDIT:

Panele diellore në çdo shtëpi në Shqipëri, detyrim për çdo banesë të re nga 2026

Panele diellore në çdo shtëpi në Shqipëri, detyrim për çdo banesë të re nga 2026

Në kuadër të plotësimit të kritereve për tu integruar në Bashkimin Europian, Shqipëria si detyrim ka edhe përshtatjen e legjislacionit në fushën e performacës së energjisë në ndërtesa.

Apartamente banimi, me qira, ndërtesa të reja por dhe institucionet duke filluar nga 2026 duhet të plotësojnë kërkesat minimale të performancës energjetike të vendosura nga qeveria për zvogëlimin e emetimit të gazeve serrë dhe mbështetjen në energjinë e rinovueshme.

“Duke filluar nga viti 2026, të gjitha ndërtesat e reja duhet të projektohen për të shfrytëzuar energjinë diellore në bazë të rrezatimit diellor të zonës dhe për të mundësuar instalimin e teknologjive diellore me kosto efektive.”


Çka do të thotë se në secilat ndërtesa do të vendosen panele diellore me qëllim rritjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme. Ky ligj do të zbatohet për ndërtesat e reja dhe ato që rinovohen, nga faza e projektimit deri në marrjen e lejes së shfrytëzimit.

“Të gjitha ndërtesat e reja duhet të jenë pa emetime nga viti 2028 për ato publike dhe nga viti 2030 për të gjitha ndërtesat. Nga viti 2027, ndërtesat në pronësi të autoriteteve publike do të kenë detyrimin e të qenit pa emetime.”

Në projektligj është parashikuar edhe sesi do të veprohet me ndërtesat ekzistuese.

“-Ndërtesat që i nënshtrohen rinovimit të konsiderueshëm duhet të përmbushin kërkesat minimale të performancës energjetike. -Elementët ndërtimore që riparohen ose zëvendësohen duhet të respektojnë këto kërkesa për aq sa është e mundur teknikisht dhe ekonomikisht. -Autoritetet lokale duhet të garantojnë përmbushjen e kërkesave për ndërtesat që aplikojnë për leje ndërtimi.”

Objektiv i projektligjit është arritja e objektivave klimatike dhe nxitja e qëndrueshmërisë në sektorin energjetik dhe atë të ndërtimit.

Por zbatimi i tij mund të hasë në vështirësi si investime të konsiderueshme, që mund të jenë një barrierë për pronarët e ndërtesave dhe zhvilluesit, si dhe tregu mund të ketë rezistencë ndaj ndryshimeve, sidomos nëse ato kërkojnë ndryshime të mëdha në infrastrukturë.

Për shtimin e përdorimit të energjisë së gjelbër qeveria 2 vjet më parë nisi diversifikimin e burimeve. Kush instalonte panele diellore subvencionohej deri në 70% të kostove. Nëpërmjet kësaj skeme një familje do të kursejë nga 2 mijë deri në 4 mijë lekë në muaj. /A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori