LAJMI I FUNDIT:

Panairi i Librit për Fëmijë shpërblen autorët e rinj

Panairi i Librit për Fëmijë shpërblen autorët e rinj

Sot, qindra fëmijë vizituan “Panairin e Librit për Fëmijë” dhe morën pjesë në këndin e shkrim-leximit, krijuan librat e tyre, lexuan dhe mësuan për rëndësinë e leximit.

Panairi organizohet nga Basic Education Program (Programi për Arsim Themelor) i USAID-it, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Shkrim- Leximit. Ky Panair i përvitshëm, mundëson që botuesit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia të ekspozojnë librat e tyre për fëmijë. Programi ekspozoj serinë e plotë të librave të nivelizuar dhe “mini- libra” për nxënësit e rinj, pokështu u prezantuan në versionin ‘online’, si dhe u demonstrua përdorimi i tyre.


Uebfaqja www.libroteka.org është vë në pah, ku mësimdhënësit vazhdojnë të ngarkojnë librat e nxënësve dhe në të cilën nxënësit mund t’i lexojnë librat e nxënësve tjerë. Pos ekspozimit të librave dhe materialeve tjera, Programi ka organizuar edhe një sërë aktivitetesh tjera, si:

Qendra model e shkrim-leximit: Ku nxënësit praktikojnë shkathtësitë e të lexuarit, shkrimit dhe komunikimit. Një qendër e tillë e krijuar në klasë mund të mbështesë krijimin e shkathtësive të leximit për nxënësit. Kjo qendër ishte e vendosur në zonën e panairit, dhe përfshinte edhe librat e nivelizuar, përmes të cilave nxënësit inkurajohen të lexojnë. Qendra pokështu shërben si model të cilin shkollat fillore mund ta marrin për klasat dhe bibliotekat e tyre, si dhe për hapësirat tjera në shkollë.

Ndarja e çmimeve – Fituesit janë:

Kategoria: Libri i thjeshtë

Vendi i parë – Kaltrina Canolli dhe Viola Sylejmani, “Xhavit Ahmeti”, Prishtinë

Vendi i dytë – Samire Berisha, “Xhavit Ahmeti”, Prishtinë

Vendi i tretë – Alza Demaj, Flutura Zenunaj dhe Lorena Ramqaj, “Hysni Zajmi”, Istog

Kategoria: Libri i thjeshtë me qepje

Vendi i parë – Erbora Tupella, “Nonda Bulka”, Mitrovicë

Vendi i dytë – Artina Dobraj, “Lidhja e Prizrenit”, Deçan

Vendi i tretë – Dior Mehmeti, “Ganimete Tërbeshi”, Ferizaj

Kategoria: Libri me kore të trashë

Vendi i parë – grup nxënësish nga shkolla “Pandeli Sotiri”, Obiliç

Vendi i dytë – Erti Sherifi, “Ganimete Tërbeshi”, Ferizaj

Vendi i tretë – Erjon Hadergjonaj, “Lidhja e Prizrenit”, Deçan

Kategoria: Libri me formuese (pop-up)

Vendi i parë – grup nxënësish nga shkolla, “Pandeli Sotiri”, Obiliç

Vendi i dytë – Fatjon Dobraj, “Lidhja e Prizrenit”, Deçan

Vendi i tretë – grup nxënësish nga shkolla, “Enver Topalli”, Ferizaj

Kategoria: Libri Special

grup nxënësish nga shkolla “Martin Camaj”, Istog

grup nxënësish nga shkolla “Pjetër Bogdani”, Prishtinë.

Basic Education Program i USAID-it (Programi për Arsim Themelor) i USAID-it në Kosovë synon të përkrahë të gjitha shkollat fillore të ulëta dhe fillore të mesme në Kosovë (klasat 1-9). Motoja e programit është Zhvillimi i shkathtësive të shekullit 21 tek nxënësit në partneritet me shkollën dhe komunitetin.

Shpërblimet janë dhënë nga:

Azem Guri – Këshilltar i Ministrit – MASHT

Valmira Haxhaj Gushlla – USAID Basic Education Program.