LAJMI I FUNDIT:

Panairi i librit në Prizren, 29 korrik-2 gusht

Panairi i librit në Prizren, 29 korrik-2 gusht

Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) njoftoi se nga data 29 korrik deri me 2 gusht organizohet panairi i librit në Prizren dhe synon të jetë tradicional.

“Ky është edicioni i 2-të i panairit të librit që organizohet nga OJQ AKEA dhe synon të jetë tradicional. Panairi i Librit 2010 do të mbahet në ambient të hapur (por e mbuluar me tenda) në qendër të Prizrenit, te ish-parkingu, afër Sheshit Shatërvan”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se deri tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre rreth 20 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Disa nga Shtëpitë Botuese do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Panairin e librit 2010 në Prizren, pasi vet synojnë të marrin pjesë në Panairin e librit që do të mbahet në Ulqin, thuajse në ditët e njëjta. /Telegrafi/