LAJMI I FUNDIT:

Pamjet shokuan Italinë, mbesa e pacientit me coronavirus që vdiq në tualetin e spitalit thotë se “e mbytën”

Pamjet shokuan Italinë, mbesa e pacientit me coronavirus që vdiq në tualetin e spitalit thotë se “e mbytën”

Mbesa e një rasti të dyshuar me COVID-19, përkatësisht të një 84-vjeçari i cili vdiq në një tualet në një spital të Napolit në fillim të kësaj jave tha të premten se ai u mbyt.

Bëhet fjalë për një pacient, një video e të cilit u bë virale, duke nxitur reagime të shumta, përcjell Telegrafi.

Dhe mbesa e Giuseppe Cantalupo, ka shkruar në Facebook se “një vdekje e tillë nuk është e kuptueshme, ai ishte gjyshi im, shoku im më i mirë, dhe ju e mbytët atë, në mënyrën më brutale të mundshme, me turp”.


Pamjet rrëqethëse që shokuan Italinë, pacienti i sëmurë me coronavirus ndërron jetë në tualetin e spitalit
Lexo po ashtu Pamjet rrëqethëse që shokuan Italinë, pacienti i sëmurë me coronavirus ndërron jetë në tualetin e spitalit

“Frikacakët nuk patën guximin të na tregonin gjendjen në të cilën u gjend. Si përfundoi i vetëm në atë banjë? Si u fut atje? Ai nuk ishte në një gjendje për të shkuar në banjë vetëm. Ku ishin infermierët? Mjekët?. Ata madje nuk na lanë ta njohim trupin, duke na thënë ‘është me COVID, ai është në një qese (trupi)’”.

Këshilltari rajonal i Europa Verde, Francesco Emilio Borrelli bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm për të vërtetuar të vërtetën e akuzave “jashtëzakonisht të rënda” të La Monica.

Ndërkohë ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio e quajti “tronditëse” rastin e të vdekurit, i cili besohet të ketë vdekur nga një sulm në zemër.

Prokurorët e Napolit kanë sekuestruar trupin dhe kanë hapur një hetim edhe për autorin e videos. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori