LAJMI I FUNDIT:

Paguaj xhipin merr “kallashnikovin” falas

Paguaj xhipin merr “kallashnikovin” falas

Një sallon automobilash në Florida vendosi për një promocion të pazakontë. Blerësve të vet së bashku me xhipin në ofertë ia ofroi edhe një “kallashnikov” falas.

Sipas menaxherit gjeneral Nick Ginnetta, salloni i tij i automobilave “Nations Trucks” në Sanford me këtë hap ka dyfishuar shitjen për vetëm shtatë ditë, shkruan “Daily Telegraph”.

Ginetta tha se salloni nuk ua jep armët direkt myshterinjve, por ua jep një çek prej 400 dollarëve, aq sa nevojiten për ta blerë një kallashnikov të vërtetë. “Mendoj se nuk dërgojmë porosi të gabuara në opinion, e gjithë kjo është legale dhe në përputhje me kushtetutën. Armë kanë të drejtë të blejnë të gjithë ata që ua lejon ligji. Kjo është vetëm një mënyrë e re e reklamimit”, tha Ginetta.

Oferta do të zgjasë deri në fund të nëntorit. /Telegrafi/