LAJMI I FUNDIT:

Paga minimale rritet në 22.567 denarë, qytetarëve të RMV-së nuk u bën përshtypje

Paga minimale rritet në 22.567 denarë, qytetarëve të RMV-së nuk u bën përshtypje

Paga minimale në Maqedoninë e Veriut duke filluar nga muaji prill do të shënojë 22,567 denarë, që shënon rritje prej 2392 denarëve krahasuar me pagën e deritanishme minimale. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, njoftoi se me këtë rritje të pagës minimale, do të përfitojnë rreth 60 mijë të punësuar.

Qytetarët të cilët anketuam, thonë se kjo pagë minimale nuk ka asnjë rëndësi sepse harxhimet e përditshme janë shumë më të larta se sa ajo që ofron paga minimale. Disa thonë se ajo duhet të jetë së paku 30 mijë, disa 40 mijë e disa 60 mijë denarë.

Përndryshe shuma e pagës minimale në bruto, çdo mars harmonizohet me 50% nga rritja e pagës mesatare për vitin paraprak, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe 50% nga rritja e indeksit të harxhimeve për jetë. Shtatë vitet e fundit, paga minimale ka shënuar rritje për 124%. Paga minimale në vitin 2012 ishte 8050 denarë, në vitin 2016, 10 mijë denarë, e së fundmi ishte 20,175 denarë. Rritja e vazhdueshme e pagës minimale ka rritur edhe nivelin e pagës mesatare e cila tani shënon 39,542 denarë.


Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori