LAJMI I FUNDIT:

Padrejtësia që iu bë Adem Demaçit (Video)

Padrejtësia që iu bë Adem Demaçit (Video)

Ishte propozuar me emër e mbiemër për ta zënë vendin e Behgjet Pacollit, presidentit të shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese.

Por, atëbotë, Adem Demaçin, nuk e mbështetën  te gjitha partitë

E tash 5 vite, më vonë, është ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi ai që po e sheh si padrejtësi ndaj veprimtarit të çështjes kombëtare, që këto ditë i ka mbushur 80 vjet, njofton Klan Kosova.


Por, një ish bashkëpartiak Krasniqit, tash ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në konferencën shkencore kushtuar ish-të burgosurit politik, i ftoi Parlamentin e Presidencën që të themelojnë çmim ndërkombëtar me emrin “Adem Demaçi”.

Me kumtesat e tyre kushtuar fituesit të Çmimit Saharov , në këtë konferencë u shfaqën studiues e personalitete të ndryshme nga Kosova e Shqipëria.