Pacolli: Do të japim kontributin tonë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Maqedoni realizoi takim me homologun e tij, Nikolla Dimitrov. Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë të përbashkët në të cilën kanë folur për rjedhën e takimit.
Nikolla Dimitrov tha se në takim me Pacollin kanë folur për mundësinë e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, të cilat do të jenë në të mirë të qytetarëve të të dy vendeve. Ai tha se me Pacollin janë marrë vesh që të mbajnë seancë të përbashkët qeveritare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa Pacolli tha se ky takim ka qenë i planifikuar të mbahet më herët dhe lavdëroi homologun e tij si bashkëpunëtor të mirë.
Pacolli shprehu falënderime ndaj Qeverisë së Maqedonisë dhe shtoi se Maqedonia është vend i rëndësishëm për rrugëtimin e Kosovës si shtet i ri.
“Do të insistojmë të japim kontributin tonë që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s. Vlerësojmë çdo iniciativë që çon drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Maqedoninë. Kemi shumë punë për të bërë dhe unë fola me homologun tim që t’i informojmë edhe ministritë tjera dhe të angazhohemi sa më tepër që këmbimi i mallrave mes Kosovës dhe Maqedonisë të jetë edhe më i madh”, tha mes tjerash Pacolli.
Pacolli theksoi edhe nevojën e krijimit të një zone të përbashkët ekonomike dhe heqjen e tatimeve për prodhime të Maqedonisë në Kosovë dhe anasjelltas.
Ndryshe, gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni Pacolli do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministrin Zoran Zaev./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë