LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Të bëhemi bashkë në partinë e Kosovës, siç na mësoi Rugova

Pacolli: Të bëhemi bashkë në partinë e Kosovës, siç na mësoi Rugova

Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli është shprehur se sot babai themelues i shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova ka ditëlindjen, ndërsa vlerëson “se jeta dhe vepra e tij na lanë disa mesazhe. Duke i jetësuar ato, e përkujtojmë dhe nderojmë më së miri atë”.

Postimi i plotë Pacollit në Facebook:

“Ibrahim Rugova….


Sot babai themelues i shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova ka ditëlindjen. Jeta dhe vepra e tij na lanë disa mesazhe. Duke i jetësuar ato, e përkujtojmë dhe nderojmë më së miri atë.

1) Familja e Ibrahim Rugovës kishte viktima prej krimit shtetëror serb, por ai i mundi kundërshtarët me rrugën paqësore.

2) Rugova me intelektualë të tjerë krijoi LDK, parti që mbante brenda gjithë Kosovën.

3)Edhe kur u krijuan parti të tjera, ai diti të pajtohej me të gjithë në emër të Kosovës.

4) Rugova kurrë nuk shau njeri, nuk luftoi njeri, nuk manipuloi me fjalët.

Atë e shanë, e luftuan, i manipuluan mendimin, por sot ai respektohet prej të gjithëve. Dhe prej atyre që e shanë, e luftuan, i manipuluan jetën, veprën, mendimin.

Sot gjendemi para një beteje diplomatike të vështirë me Serbinë. Të bëhemi bashkë si na mëson shembulli i Rugovës, në një parti, në partinë e Kosovës. Vetëm kështu do jemi më të fortë, do na respektojnë miqtë tanë perëndimorë dhe do e fitojmë betejën e radhës“(sic.), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori