Aleanca Kosova e Re (AKR) beson që Kosova duhet të punojë me aleatët e saj në procesin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet të çojë në njohje të ndërsjellë.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe rreth kandidaturës së tij për president, por edhe për diskutimet e bëra nga partitë politike për këtë post.
Ndërsa se a e përkrahë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti të iniciuar nga Vetëvendosje, Pacolli ka thënë se do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në skenën politike të Kosovës porse nuk janë për zgjedhje në kohë pandemie.
Në intervistën me shkrim dhënë për KP ai ka thënë se AKR është e gatshme për zgjedhje.
“Qeveria dhe të gjithë palët e përfaqësuara në Kuvend duhet të angazhohen të punojnë me Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu Bashkimin Evropian në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Aleatët tanë, në këtë rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një fokus për të ndihmuar Kosovën që të lëviz drejt integrimit të saj në bashkësinë ndërkombëtare dhe gjithashtu t’i kushtojë vëmendje çështjeve ekonomike që prekin vendin tonë, por edhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.
Unë kam qenë gjithmonë përkrahës i qasjes ekonomike në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë sepse ekonomia i zgjidh çështjet e vështira. Në kohën e pandemisë, ekonomitë po vuajnë, dhe përqendrimi i Shtëpisë së Bardhë në problemet ekonomike është një shtytje e rëndësishme për të tërhequr ndihmë dhe investime për të fuqizuar ekonominë tonë dhe për të arritur përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Pacolli ka folur edhe rreth pozitës së presidentit.
“Unë nuk kam shpallur asnjë kandidaturë për pozitën e Presidentit të Republikës dhe asnjë nga komentet e bëra nuk janë bërë nga unë. Unë mendoj se Kosova ka një President që ka kompetenca dhe mandat të plotë kushtetues dhe për sa kohë nuk ka ardhur koha për zgjedhjen e Presidentit, gjë që do t’i bënte partitë parlamentare të ulen së bashku dhe përmes dialogut dhe konsensusit të arrijnë një marrëveshje për Presidentin e ardhshëm, unë nuk mendoj se është realitet të bëhen njoftime për kandidatët presidencialë. Realiteti vjen kur vjen koha për të folur për këtë çështje dhe kur të gjitha partitë politike kanë një dialog për Presidentin. Është ende herët për këtë”.
“Unë mendoj se ne të gjithë në politikën e Kosovës duhet të presim kohën kur do të vijë për të diskutuar përmes dialogut zgjedhjen e Presidentit. Aktualisht kemi një President që po bën punën e tij dhe nuk i bëjmë nder vendit dhe as institucionit të Presidentit nëse fillojmë tani të flasim për zgjedhjen e Presidentit, kur kemi mjaft kohë dhe duhet të punojmë në çështje të ngutshme si pandemia, dialogu me Serbinë ose situata ekonomike. Le të punojmë në këto çështje dhe kur të vijë koha le të ndërtojmë konsensus përmes një dialogu shumë-partiak”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës