LAJMI I FUNDIT:

Pacolli nuk raporton në Komisionin për Politikë të Jashtme

Pacolli nuk raporton në Komisionin për Politikë të Jashtme

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli nuk ka shkuar për raportim në Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani, tha se Pacolli ka dërguar një letër komisionit ku ka thënë se data e dakorduar përkon me vizitat që i ka jashtë vendit dhe se për këtë nuk mund të raportojë në komision.

Ndërkohë që, komisioni në mbledhjen e sotme miratoi planin e punës për vitin 2018.


Osmani propozoi që në planin e punës të futen këto pika: pjesëmarrja e zv.kryeministrit Hoxhaj për raportimin e procesit të aplikimit në Këshillin e Evropës; raportimi i kryenegociatorit të dialogut Kosovë-Serbi si dhe takim i përbashkët i komisioneve parlamentare nga Kosova e Serbia.

Pacolli, është duke qëndruar në Romë,  ku ka takuar  ministrin italian  AngelinoAlfano, të cilin e ka përshkruar si “të shkëlqyer dhe të dobishëm për rrugën e integrimit evropian” të Prishtinës.

Gjithashtu, Pacolli ka marrë pjesë në SocietàDanteAlighieri për prezantimin e biografisë së tij “Asgjë nuk është e pamundur.”/Telegrafi/