LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Kufizimet e shkaktuara nga pandemia më pamundësuan të jem në Kuvend

Pacolli: Kufizimet e shkaktuara nga pandemia më pamundësuan të jem në Kuvend

Kryetari i Aleancës Kosovës e Re (AKR), njëherit dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhënë arsyetimin e tij për mospjesëmarrje në konstituimin e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës.

Pacolli përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se për shkak të pandemisë COVID-19, ai nuk ka mundur të jetë i pranishëm në sallë.

“Sot u konstitua legjislatura e tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 shkurtit. Vendi ynë ashtu si e tërë bota po kalon krizën e rëndë të pandemisë COVID-19, andaj themelimi i shpejtë i institucioneve të reja është më se i nevojshëm. Për arsye tashmë të njohura, nga kufizimet e shkaktuara (sidomos ditëve të fundit) nga pandemia, me privoj, edhe përkundër dëshirës sime unë sot nuk mund të merrja pjesë në Kuvend për të dhënë betimin dhe filluar punën, por që një gjë të tillë do ta bëj në seancën e radhës”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori