LAJMI I FUNDIT:

Paçarizi: T’i marrim shembull japonezët për patriotizëm (Video)

Paçarizi: T’i marrim shembull japonezët për patriotizëm (Video)

Albanologu  dhe analisti Rrahman Paçarizi ka thënë se mënyrat e shfaqjes së patriotizmit dallojnë në periudha të ndryshme kohore.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se sot nuk ka nevojë për t’u manifestuar disa gjeste patriotike, që dikur ishin të tilla.

“Nëse në një periudhë të caktuar ka pas nevojë me mbajt flamurin me shqiponjë fshehtas, sot nuk ka më nevojë për një veprim të tillë”, deklaroi Paçarizi.


Paçarizi ka thënë se po të bënin shqiponjën Xhaka e Shaqiri kundër Suedisë, nuk do të kishte efekt.

Ai ka thënë se sot është patriotizëm të bëj secili punën e vet.

“Sot është patriotizëm të bëj secili punën e vet. Për një student konsiderohet patriotizëm me mësua, dhe të shikojë nëse profesori po bën të padrejta”.

Profesori universitar ka thënë se për të patriot konsiderohen aktivistët qytetarë.

“Për mua sot është patriotizëm aktivizimi qytetar. Njerëzit që denoncojnë korrupsionin, denoncojnë keqpërdorimet e ndryshme në shoqëri”, thotë ai, përcjell Telegrafi.

Albanologu ndër të tjera ka thënë se duhet të ndiqet shembulli i japonezëve për modelin e patriotizmit, të cilët në luftë u bënë kamikaz, ndërsa sot patriotizmi i tyre shihet në fusha sportive.

“Japonezët në luftën e dytë botërore kanë qenë kamikaz, por sot ata janë patriot në stadium, kur pastrojnë mbeturinat”, ka thënë Paçarizi./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=b66jgVnsD90

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori