LAJMI I FUNDIT:

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Bundestagu gjerman ka publikuar raportin vjetor për vitin 2024 për sa u përket Forcave të Armatosura të vendit.

Në raport, një pjesë e tij flet edhe për trupat gjermane të vendosura në Kosovë, gjegjësisht në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Duke u thirrur në trazirat që ndodhën më 2023 në pjesën veriore të vendit, ku mbi 90 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar si pasojë e huliganizmit nga popullata lokale atje, Bundestagu ka marrë vendim që ushtarëve gjermanë t’u lejohet përdorimi edhe i gazit lotsjellës gjatë patrullimeve.


Ky vendim u mor nga ministria gjermane e mbrojtjes pasi pati ushtarë që ishin ankuar se nuk po u lejohet përdorimi i këtij mjeti jo-vdekjeprurës si vetëmbrojtje.

“Një ushtar kritikoi faktin se njësia e tij nuk kishte mjete të mbrojtura mjaftueshëm për të qenë në gjendje të dislokohej me forcë të plotë në rast emergjence. Një tjetër ushtar u ankua se kompania nuk lejohej të përdorte gaz lotsjellës për vetëmbrojtje”, u tha në këtë raport, raporton Klan Kosova.

Pas shqyrtimit të çështjes, u tha se ministria e mbrojtjes njoftoi se, “pas trajnimit në përdorimin e saj, ushtarët e kompanisë operative tani lejohen të mbajnë gaz lotsjellës në patrullë”.

Parlamenti gjerman e përshëndeti këtë vendim, duke thënë: “Në rast të situatave të rrezikshme që ndodhin papritur, përveç armëve të zjarrit duhet të jenë të disponueshme edhe armë jo-vdekjeprurëse, në mënyrë që të jenë në gjendje të përgjigjen në mënyrë proporcionale ndaj kërcënimeve specifike”.

Gjermania ka 25 vjet që merr pjesë në misionin e KFOR-it, duke e bërë atë misionin më afatgjatë të Bundeswehr-it.

Në raport u tha se intensiteti i misionit nuk është zvogëluar vitet e fundit, teksa u theksuar se situata ende mbetet e “rrezikshme, sidomos për shkak të tensioneve ekzistuese në zonën kufitare kosovaro-serbe”.

“Në vitin raportues ka pasur një rritje të ndjeshme të forcave nga 72 në 285 pjesëtarë të kontingjentit nëpërmjet krijimit të një kompanie të re operacionale. Ndër të tjera, ajo ka për detyrë të përgjigjet ndaj demonstratave të dhunshme dhe të plotësojë strukturat e sigurisë kombëtare”, u tha në raportin vjetor të Bundestagut gjerman.

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori