LAJMI I FUNDIT:

Osmani viziton Komandën e Forcave Tokësore: Sfidat do të rriten, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse është domosdoshmëri

Osmani viziton Komandën e Forcave Tokësore: Sfidat do të rriten, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse është domosdoshmëri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në fjalimin vjetor para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht në Komandën e Forcave Tokësore në Istog tha se në kohën kur arkitektura e sigurisë po sfidohet e atakohet forcimi i kapaciteteve tona mbrojtëse është domosdoshmëri dhe më shumë se kurrë duhet devotshmëri ndaj atdheut, vigjilencë e përkushtim.

Osmani para ushtarëve të Kosovës në një ceremoni solemne në kazermën e FSK-së, tha se betimi që ushtarët kanë dhënë për t’i shërbyer atdheut është më i shenjtë se çdo gjë tjetër.

“Viti që po lëmë pas u përcoll me sfida jo vetëm për ne, por edhe për botën. Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat do të rriten krahas me përpjekjet për ta sfiduar paqen dhe rendin botëror nga regjimet  autoritare hegjemoniste… Prandaj, më shumë se kurrë na duhet devotshmëri ndaj atdheut, vigjilencë e përkushtim që Republikës t’i bëhemi gardianë”, tha presidentja, raporton Telegrafi.


Osmani tha më tej se së bashku me partnerët tanë dhe si detyrim ndaj grave e burrave që dhanë jetën për liri së shpejti do ta zëmë vendin tonë të merituar në Aleancën Veri-Atlantike, duke i treguar botës se jemi gati jo vetëm për ta mirëmbajtur paqen, por edhe për ta mbrojtur atë, në çdo kohë e në çdo cep të globit.

“Kjo gatishmëri e juaja për ta mbrojtur vendin nga çdo rrezik na bën krenar secilin… është nder e privilegj sa herë jam në mesin tuaj. Mbi të gjitha djemtë e vajzat e forcës sonë janë të gatshëm për të mbajtur integritetin territorial e sovranitetin e shtetit tonë… Ju shqyheni për përkushtimin ndaj vendit, për nivelin profesional, për disiplinë e përkushtim ndaj ndaj detyrës, për nderin ndaj vendit tuaj. Kjo na bën krenar ne si shtet…”, u shpreh tutje presidentja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori