LAJMI I FUNDIT:

Osmani u takua me Komitetin e Grave të Verbëra të Kosovës, kërkohet të zbatohet ligji për personat e verbër

Osmani u takua me Komitetin e Grave të Verbëra të Kosovës, kërkohet të zbatohet ligji për personat e verbër

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Komitetin e Grave të Verbëra të Kosovës.

Në takim me kryetaren e Kuvendit, drejtues të kësaj organizate kanë kërkuar zbatimin e Ligjit nr. 04/l – 092 për personat e verbër, i cili sipas tyre nuk po zbatohet plotësisht në praktikë.

Në këtë takim u tha se kjo kategori ka mbështetje të paktë financiare nga institucionet e vendit, diskriminim në punësim, shfrytëzimin e trafikut urban dhe mungesën e librave me alfabet Brail.


Gjithashtu u përmendën vështirësitë e kësaj kategorie në përballje me pandeminë Covid-19. Sipas KGVK-së, asnjë informacion që ka të bëjë më mbrojtje nga pandemia nuk është i shtypur për të verbrit me alfabetin Brail.

Kryetarja e KGVK-së, Bajramshahe Jetullahu, ka kërkuar mbështetje institucionale.

Ndërkaq kryetarja Osmani ka thënë se të gjitha kërkesat e tyre do të përpiqet t`i adresojë te institucionet përkatëse.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori