LAJMI I FUNDIT:

Osmani: S’kam kontakt me Mustafën prej kur i thash se nuk e votoj për kryeministër

Osmani: S’kam kontakt me Mustafën prej kur i thash se nuk e votoj për kryeministër

Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk mbajnë kontakte me kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

“Nuk kemi kontakte me Mustafën, takimi ka qenë para se të votohet Qeveria, kam shkuar në zyrën e tij dhe e kam njoftuar se nuk do ta votoja, nuk do ta votoja askënd nga LDK koalicioni me PDK-në është në kundërshtim me të gjitha parimet”, ka thënë Osmani.

“Ai ka pasur argumentet e tij, unë të miat”, ka thënë Osmani në “Zona B” të Klan Kosova.


Ajo ka thënë se LDK është dëmtuar deri në atë masë sa e sheh të vështirë me e bind elektoratin që t’ia besojnë prapë votën.

“Premtimet kanë shkuar deri në atë masë që është thënë ‘kurrë me PDK-në’. Janë bërë edhe akuza të tmerrshme dhe si brenda natës ndryshoi gjithçka në partnerin e koalicionit”, ka theksuar Osmani.

Ajo më tej ka përmendur edhe vrasjet e pasluftës së anëtarëve të LDK-së.

“Ishte me interes të lexohej letrat e familjarëve të zyrtarëve të LDK-së që janë vrarë që kërkojnë të mos hapet kjo temë vetëm gjatë zgjedhjeve. Insistimi i elektoratit ka qenë të hetohej gjithçka deri në vitin 2007”.

“Nëse në atë kohë kur janë shtruar këto tema, nga çështja e Gjykatës Speciale, në atë kohë thirret grupi parlamentar dhe tërhiqet vërejtja që të mos flitet për këto çështje”.

“Nëse LDK-ja nuk merr asnjë veprim konkret që së paku tu jep shpresë familjeve që të paktën po ndërmerret diçka”, ka shtuar Osmani. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori