LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Shtesat për policë të domosdoshme për trajtim të drejtë dhe të dinjitetshëm

Osmani: Shtesat për policë të domosdoshme për trajtim të drejtë dhe të dinjitetshëm

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka takuar sot kryetaren e sindikatës së policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe kryetarin e rajonit të Gjilanit të sindikatës së policisë së Kosovës, Ragip Ajeti.

“Përfaqësuesit e Sindikatës së policisë së Kosovës e njoftuan Osmanin me sfidat me të cilat po ballafaqohen policët gjatë pandemisë, duke përmendur orarin e tejzgjatur, moskompensimin e angazhimit në ndërrimin e natës si dhe orëve shtesë. Sipas tyre, shpërfillja e kategorisë së policëve nga Qeveria përbën shqetësim dhe zhgënjim të kësaj kategorie.

Kryetarja Osmani, ndërkaq, theksoi se është e pafalshme që policët e Kosovës, të cilët me profesionalizmin e tyre kanë bërë që Policia e Kosovës tradicionalisht të cilësohet ndër institucionet më të besuara në vend, të trajtohet në mënyrë të padinjitetshme. Ajo pohoi se kontributi i policisë së Kosovës në menaxhimin e pandemisë është i pazëvendësueshëm. Rrjedhimisht, ajo tha se institucionet e Kosovës duhet ta njohin kontributin e policëve duke i plotësuar kërkesat e tyre, të cilat ajo i cilësoi si minimale”, thuhet në njoftim.


Duke rikujtuar se ajo ka qenë e zëshme në artikulimin e kërkesave të policëve në Kuvend, sidomos të kërkesës për dhënie të shtesave gjatë pandemisë, kryetarja Osmani e siguroi Sindikatën e Policisë së Kosovës se do të vazhdoj ta ngrisë zërin që policët të marrin trajtimin e merituar nga Qeveria e Kosovës.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori