Nën organizimin e Rrjetit parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në cilësinë e panelistes kryesore mori pjesë në konferencën virtuale ndërkombëtare mbi rolin e parlamenteve përgjatë pandemisë globale COVID-19. Osmani njëkohësisht është edhe anëtare e bordit të këtij rrjeti.
Në këtë konferencë, kryeparlamentarja Osmani ka diskutuar për nismën legjislative për projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si dhe për të gjitha masat e tjera të ndërmarra nga Kuvendi i Kosovës, e të cilat ndërlidhen direkt me menaxhimin e pandemisë, transmeton Telegrafi.
Në këtë kontekst, Osmani foli edhe për masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit në luftimin dhe parandalimin e pandemisë, si për nevojat imediate të sistemit tonë shëndetësor.
Osmani po ashtu ka përmendur projektet e Bankës Botërore, të cilat janë duke u realizuar në Kosovë dhe të cilat kanë ndikim direkt në luftimin e pandemisë.
Osmani, po ashtu ka folur mbi rëndësinë e zvogëlimit të dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia, si dhe rolin shumë të rëndësishëm të Bankës Botërore në ofrimin e asistencës për Republikën e Kosovës për të tejkaluar sfidat nga përballja me COVID-19.
Pjesëmarrës në konferencën virtuale parlamentare për pandeminë ishin ligjvënës e ministra nga e gjithë bota si dhe menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore.
Qëllimi i konferencës ishte diskutimi dhe koordinimi ndërparlamentar se si të ndërmerren veprime të shpejta dhe të koordinuara për të zbutur efektet negative njerëzore dhe ekonomike të COVID-19.
Ky takim ka shërbyer si platformë për parlamentarët për të mësuar më shumë rreth pandemive, përvojave dhe praktikave më të mira të parlamenteve në mbarë botën, si dhe rolin e Grupit të Bankës Botërore në ofrimin e këshillave të politikave, asistencës teknike dhe ndihmës emergjente të përshtatura për nevojat unike të vendeve./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër