LAJMI I FUNDIT:

Osmani: SHBA janë kundër zgjedhjeve të shpejta sepse mund ta vonojnë dialogun (Video)

Osmani: SHBA janë kundër zgjedhjeve të shpejta sepse mund ta vonojnë dialogun (Video)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka thënë se integriteti territorial i Kosovës nuk bën të vihet në interes të subjekteve politike.

Osmani në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se taksa prej 100% ndaj produkteve serbe është e vonuar dhe e njëjta është dashur të vendoset shumë më parë.

Sipas deputetes së LDK-së, taksa e njëjtë nuk është dashur të implementohet edhe ndaj produkteve boshnjake.


“Nuk është dashur të barazohet Bosnja me Serbinë, pasi rastet janë të ndryshme”, tha Osmani.

Osmani ka thënë se LDK do të udhëheqë dialogun në momentin kur t’i fitojë zgjedhjet.

Ajo ka thënë se ndërkombëtarët kanë frikë se zgjedhjet e shpejta do të vononin procesin e dialogut me Serbisë.

“Mesazhi nga SHBA është që mbajtja e zgjedhjeve të reja mund të vonojë dialogun. Asgjë tjetër nuk kanë kundër mbajtjes së zgjedhjeve. Përgjigja jonë është se dialogu po vonohet dhe po e dëmton Kosovën në këtë format”, tha Osmani.

Deputetja opozitare tha se edhe pas zgjedhjeve të mundshme, dialogu do të vazhdojë sipas përgjegjësive kushtetuese.

“Nëse shkojmë në zgjedhje të shpejta dhe LDK-ja fiton ato zgjedhje, ne do të krijojmë një qeveri stabile dhe shkojmë në dialog sipas përgjegjësive kushtetuese”, tha ajo.

“Roli i Presidentit është me nda medalje, me pritë e përcjellë mysafirë dhe me dalë jashtë vendit e me mbrojt pozicionin e Qeverisë së Kosovës”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori