Kandidatja për pozitën e kryeministrit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të bëhet me partneritet në mes të barabartëve dhe se asnjëra palë sipas saj nuk mund të sillet si fitues absolut dhe ta trajtojë palën tjetër si një aksesor.
“Është krejtësisht evidente se deri sa jemi dy parti me ideologji të ndryshme dhe për derisa njëra ka më shumë përvojë me qeverisje kurse tjetra më shumë në opozitë ka dallime që unë jam optimiste që ne mund t’i kalojmë mirëpo është me rëndësi për ne si Lidhje Demokratike që të sigurohemi që çështjet që kanë të bëjnë me planin ekonomik apo zhvillimin ekonomik, sistemin ekonomik të vendit të jenë çështje që harmonizohen 100 për qind, njëjtë edhe çështjet sociale por edhe çështja e politikës së jashtme e cila nuk lidhet vetëm me dialogun Kosovë-Serbi”, është shprehur Osmani.
Osmani thotë se afati i pranverës së vitit 2020 nuk është kërkuar nga aleatët perëndimorë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, por për të sjellë prapë të dyja palët në tavolinë dhe për të rifilluar negociatat.
“Unë mund t’ua konfirmoj meqenëse i kam pasur takimet e niveleve më të larta për dallim nga partitë e tjera që nuk ka afat për arritjen e marrëveshjes finale. Afati i pranverës së vitit 2020 është për diçka tjetër, jo për arritjen e marrëveshjes finale, ky afat është për të sjellë prapë të dyja palët në tavolinë, për të rifilluar negociatat, për t’i dhënë një shtytje të re vullnetit të të dyja vendeve për të diskutuar me njëra tjetrën për normalizim të marrëdhënieve dhe për të arritur në qoftë se ka vullnet dhe gatishmëri marrëveshje për tema jo edhe aq substanciale”, ka thënë Osmani.
Më tej ka theksuar se, Serbia nuk mund të marrë diçka nga Kosova në shkëmbim të njohjes, sepse pastaj shndërrohemi në një Bosnje të dytë.
“Serbia nuk mund të marrë diçka nga Kosova në shkëmbim të njohjes sepse Kosova nuk është në gjendje që të japë qoftë territor, qoftë të jetë një situatë ku vet shndërrohet në një shtet jo funksional vetëm për të marrë njohjen nga Serbia sepse pastaj shndërrohemi në një Bosnje të dytë. Pra në një skenar të tillë ne mund të vijmë në një situatë ku Kosova ka ulësen në Kombet e Bashkuara megjithatë është një shtet jo funksional që nuk mund të arrijë asgjë, as në kontekst të brendshëm e as në kontekst të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kjo është një situatë që ne duhet ta evitojmë me çdo kusht”, tha Osmani.
E pyetur nëse do ta shohim në qeveri apo në legjislacion,Osmani tha se kjo çështje do të determinohet vetëm pasi të arrijmë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, me kusht që edhe ata pajtohen që ky të jetë partneritet në mes të barabartëve dhe nëse pajtohen për një gjë të tillë atëherë besoj që lehtë do të vendosim se ku do të jemi secili prej nesh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Gastroenterologu në Gjilan i largon nga stomaku baterinë e telekomandës 2-vjeçarit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja