Në kuadër të shënimit të ditëve të Evropës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i “BE Mëngjesit” tradicional me të cilin Sekretariati për Çështje Evropiane çdo vjet shënon kremtimin e 9 majit – Ditës së Evropës.
“Shënojmë këtë gjashtëdhjetë e nëntë vjetor të Deklaratës së Shumanit, ngjarje që shënon krijimin e Bashkimit Evropian, përfitim më i rëndësishëm dhe më i madh i qytetërimit të botës bashkëkohore; projekt që tani më 70 vite siguron paqe, stabilitet dhe prosperitet, duke e shëndruar Evropën në një vend më të bukur për jetesë” – theksoi Osmani, duke potencuar edhe në sukseset e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në aspiratat e saja për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Republika e Maqedonisë së Veriut kyçet në aspiratat e vendeve – anëtare, në ndërtimin e një Evrope më të fuqishme, më stabile dhe më efikase dhe në të ardhmen në mënyrë të përkushtuar do të punojë në përmbushjen e këtyre qëllimeve”, theksoi Osmani, duke potencuar fillimin e shumë pritur të negociatave, si pjesë e rëndësishme e këtij procesi.
Në ngjarje fjalën e tij e kishte edhe Euroambasadori Zhbogar, i cili theksoi progresin e vendit, duke shprehur shpresë për verifikim të shpejtë të suksesit të vendit, duke i konfirmuar perspektivat evropiane në periudhën qe pason.
Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, fjalim të shkurtër kishte po ashtu edhe Kryetari i zgjedhur, Stevo Pendarovski, i cili potencoi angazhimin e tij, si Kryetar i ardhshëm, për integrime evropiane të suksesshme të vendit. Pendarovski bëri një paralelizëm të zgjedhjeve Presidenciale në të cilët u zgjodh, si në procesin që ishte i rëndësishëm për vendin, jo për zgjedhjen e tij, por për arsye të vetë procesit, si një shprehje e pjekurisë demokratike dhe politike të vendit, në drejtim të përmbushjes së kritereve për anëtarësim në Union. Në mënyrë të ngjashme Pendarovski rikujtoi edhe zgjedhjet e ardhshme evropiane, si një sfidë e rëndësishme vetëm për vendet anëtare që marrin pjesë në këto zgjedhje, por edhe për ne, vende kandidate, që me kujdes ndjekin frymën politike që do të pasqyrohen në rezultatet nga këto zgjedhje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore, tregtarët me pakicë obligohen të publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqe

Varroset Bajram Qerkini, kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania