Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një pritjeje që u bëri përfaqësuesve të disa organizatave të të rinjve, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, tha se “Të rinjtë janë forca e vërtetë vepruese për ndryshimet e mëdha në shoqëri”.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Kuvendi, Osmani u tha aktivistëve rinorë të rrjetit global të të rinjve, Global Shapers Community, Hope Lipjan dhe Qendrës së Rinisë në Drenas se transformimi i vërtetë i një shoqërie nis nga edukimi i mirëfilltë i të rinjve dhe krijimi i mundësive për ushtrim të kreativitetit të tyre.
“Këto janë parakushte për realizimin e aspiratës suaj për ta transformuar shoqërinë dhe për krijimin e hapësirës së domosdoshme vepruese për ju”, u tha atyre Osmani.
Krahas edukimit, kryetarja Osmani diskutoi me ta edhe për domosdonë që të rinjve t’u ofrohen më shumë shanse për të zhvilluar punë praktike në institucionet e vendit, si dhe mundësi për punë vullnetare, si periudhë kalimtare ndërmjet edukimit formal dhe tregut të punës. Kjo, sipas Osmanit është shumë e rëndësishme, sidomos në vendet sikur Kosova, ku shkalla e papunësisë së të rinjve është ende shumë e lartë.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e të rinjve e falënderuan Osmani për pritjen dhe theksuan se e shohin si tepër të rëndësishëm krijimin e urave lidhëse ndërmjet organizatave rinore dhe vendimmarrësve politikë, ngase adresimi i problemeve të të rinjve te vendimmarrësit mund ta rrisë hapësirën kreative për të rinjtë, por, po kështu ndikon ndjeshëm edhe në rritjen e besueshmërisë së tyre në institucionet e vendit.
Sipas tyre, është shumë e rëndësishme që të rinjve t’u krijohen mundësi që problemet e tyre t’i adresojnë drejtpërdrejt te vendimmarrësit.
“Bashkëpunimi është jetik për rikthimin e besimit të rinisë në institucionet e vendit”, thanë përfaqësuesit e këtyre organizatave.
Sipas tyre, ndërlidhja me Kuvendin e Kosovës, si institucion përfaqësues përbën motiv për angazhimin e të rinjve në jetën e përditshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-bashkëshorti e futi me dhunë në veturë, e kanosi dhe ofendoi – u dyshuari në Pejë dërgohet në mbajtje
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
Ambasadori Ajeti: Historike, për herë të parë votimi në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Gjermani dhe Danimarkë
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti