Pas vizitës tre ditore në Shqipëri, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka folur për takimin me dyer të mbyllur me kryeministrin shqiptar, duke mos dhënë më shumë detaje se çfarë i ka thënë Rama, përfshirë këtu edhe diskutimin për mini-Shengenin.
Osmani para gazetarëve ka thënë se kjo ide është mbështetur nga pakica në Kosovë, e pakicë e quajti edhe qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
“Janë të paktë, janë pakicë ata që kanë ndryshuar. Por, Qeveria e Kosovës është pakicë, kjo është e vërteta”, ka shtuar ajo.
Tutje, Osmani ka treguar edhe nëse ka biseduar me kryeministrin Edi Rama, për minishengenin ballkanik.
“Natyrisht që kam shprehur qëndrimet që i kam thënë edhe më herët edhe në takimet të mëhershme edhe me vet kryeministrin Rama, edhe në takimet që kam pasur në Kosovë, por edhe me institucionet e tjera shqiptare. Meqenëse qëllimi themelor i vizitës sime ka qenë që të ngrisim nivelin e koordinimit, sidomos në çështjet e politikës së jashtme që prekin drejtpërsëdrejti përpjekjet tona të përditshme për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Këtu ka qenë fokusi, por natyrisht kemi folur edhe për çështje të tjera edhe unë si gjithnjë e kam shprehur qëndrimin që e kam. E kam thënë edhe në konferenca të tjera edhe në diskutime të tjera, çdo iniciativë rajonale duhet të bëhet mbi parimin e gjithëpërfshirës, që do të thotë nga pika e parë, nga pika e parë duhet të përfshijë të gjitha shtetet, e jo Kosova të bashkëngjitet më vonë”, tha ajo.
Ajo tha se ka pasur një sërë iniciativash rajonale të cilat më herët janë iniciuar dhe janë mbështetur nga vendet tjera, por që sipas saj problemi themelor gjithmonë ka qenë i njëjti.
“Nuk ka qenë mungesa e gatishmërisë së Kosovës, por ka qenë mos përmbushja e obligimeve që kanë dal nga këto iniciativa nga ana e Serbisë. Pra, pavarësisht se çfarë ka nënshkruar Serbia, qoftë në procesin e Berlinit me organizata të tjera, ata në praktikë e kanë bërë të kundërtën. Fakti që CEFTA kërkon që të eliminohen barrierat, kurse Serbia vazhdon të paraqes me qindra barriera edhe jo tarifore në raport me mallrat e Kosovës, duke krijuar kështu një disbalancë total tregtar mes Kosovës dhe Serbisë, tregon që ata kot nënshkruajnë iniciativa rajonale, e bëjnë sa për sy e faqe, e bëjnë vetëm sa për të treguar që kinse janë pro bashkëpunimit rajonal. Ndërsa, në të njëjtën kohë destabilizojnë Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe tentojnë të paraqiten kinse fqinj të mirë, gjë që nuk janë”, ka shtuar Osmani.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi