LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Presim mbështetje nga Austria për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Osmani: Presim mbështetje nga Austria për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Austri, realizoi takime me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë për Punë të Jashtme të Austrisë, Michael Lienhart.

Takimi realizohet në një moment kyç të progresit të Republikës së Maqedonisë në integrimet Evropiane, vetëm një javë para publikimit të Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila gjithashtu ishte edhe tema kryesore e takimit. “Kemi progres të dukshëm si në implementimin e reformave të parapara me Planin 3-6- 9, dhe progres me menaxhimin sfidave politike, për të cilën presim mesazhe të qarta në kuadër të Strategjisë për zgjerim, të dukshmërisë së perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë” theksoi Osmani në takim.

Osmani gjithashtu informoi se Maqedonia në mënyrë intensive përgatitet për ngjarje të rëndësishme që i rinë përpara, posaçërisht për shfrytëzimin e të gjitha mundësive nga kryesimi i Bullgarisë me Këshillin e Evropës, si dhe përgatitjet për samitin historik të zgjerimit e cila duhet të realizohet në maj në Sofje.


Ai shprehu shpresë se Austria me të njëjtën rritëm dhe në mënyrë aktive do të vazhdojë të punojë në procesin e zgjerimit, si dhe shpresojmë se Austria do të vazhdojë ta mbështes Republikën e Maqedonisë edhe proceset e saja euro- integruese, në drejtim të fillimit të negociatave për anëtarësim në Union./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori