LAJMI I FUNDIT:

Osmani i përgjigjet Nikollovskit: Qëndrimet e pamatura po krijojnë përçarje

Osmani i përgjigjet Nikollovskit: Qëndrimet e pamatura po krijojnë përçarje

Zv. kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani i është përgjigjur akuzave të nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski për “marrëveshje” me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Osmani në shkrimin e tij në Facebook ka shkruar se Maqedonia nuk mund të ndikoj në procesin e eurointegrimeve në Shqipëri dhe anasjelltas.

Nikollovski më parë kishte deklaruar se Osmani dhe Bushati me planin 3-6-9 janë marrë vesh për frenimin e reformave në Maqedoni, me qëllim që të mbulohen dështimet e Shqipërisë në këtë fushë, duke marrë parasysh se të dy vendet pretendojnë të marrin datën për fillimin e negociatave me BE-në.


“Veç më një kohë të gjatë qëndrimet e pamatura po krijojnë përçarje jo vetëm në indin tonë të brendshëm – marrëdhëniet e suksesshme multietnike, por edhe në adutin tonë më të fuqishëm – marrëdhëniet e suksesshme me fqinjët. Shqipëria është mik i yni, vend i cili lobonte me bujari nga brenda për integrimin tonë në NATO, dhe vend i cili, po ashtu si ne, shpreson në sukses të integrimeve evropiane. Nuk ekziston Ballkan stabil, përveç atij i cili është plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO, e aq më pak, nuk ekziston vend stabil askund në botë, që nuk i respekton dhe kujdeset për marrëdhëniet me fqinjët e vet”.

“T’ju përgjigjem dilemave tuaja: as ne nuk mund të ndikojmë në procesin e integrimeve evropiane të Shqipërisë, e as ata nuk mund ta pengojnë progresin tonë; e vetmja gjë që mund të bëjmë është t’i ndihmojmë njëri tjetrit, sepse kemi një qëllim të përbashkët – të shohim Ballkanin Perëndimor të integruar në BE, dhe që është edhe më e rëndësishme, të mbetemi miq të mirë në atë rrugë me respekt të sinqertë ndaj njëri tjetrit”, ka shkruar Osmani.

Nikollovski: Zaev dhe Osmani kërkuan që ne të jemi në një grup me Shqipërinë
Lexo po ashtu Nikollovski: Zaev dhe Osmani kërkuan që ne të jemi në një grup me Shqipërinë

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori