Osmani: Nuk është e ndershme ndaj Ali Ahmetit kjo që po bëhet nga “Grupi i zjarrit”

Bujar Osmani ka folur për situatën brenda BDI-së. Në paraqitjen e tij në ClickPlus në TV21, ai tha se ajo çfarë po bëjnë “Grupi i zjarrit”, nuk është e ndershme ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti pasi siç tha Osmani, derisa ai duhet të merret me çështjen e Kosovës dhe ndryshimeve kushtetuese në vend, vazhdimisht i bëhet presion për “Zjarrin”.
“Derisa merret me çështjen e Kosovës, derisa merret me çështjen e ndryshimeve kushtetuese, ai duhet të merret me hatërmbejtjet personale të njerëzve të cilët nuk ankohen për agjendën strategjike, por për punë minore… Vetëm që në sfond rri ajo punë, është jo e ndershme. Është jo e ndershme ndaj këtij njeriu që ka bërë aq shumë për këtë popull. Ka bërë aq shumë për këtë shtet… Ai përpjekjet i ka bërë të vazhdueshme për të mbajtur unitetin këtu dhe kjo me Besën dhe Alternativën është projekt i Ali Ahmetit dhe unë dje e shpjegova”.
“Ali Ahmeti misionin e tij e ndanë me kapituj. Kapitullin e barazisë po e rrumbullakon. Para fillimit të këtij kapitulli, nëse ju kujtohet ajo fotografi e Prizrenit kur kap dorën e Imer Imerit dhe Arben Xhaferit dhe krijon Frontin për Marrëveshjen e Ohrit. Tash ka ardhur koha për të hapur kapitullin e cilësisë së jetës. Barazia po mendojmë se po rrumbullakohet. Shihni në çdo aspekt, nga presidenti i shtetit deri te çdo pore e sistemit”, tha Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë