LAJMI I FUNDIT:

Osmani në takim me Stoev: Jemi të vendosur për të vazhduar qasjen konstruktive për gjetjen e zgjidhjes

Osmani në takim me Stoev: Jemi të vendosur për të vazhduar qasjen konstruktive për gjetjen e zgjidhjes

Ministri për punë të jashtme Bujar Osmani i cili po qëndron për vizitë punë në Bruksel, u takua me kolegun e tij bullgar Cvetllan Stoev.

Gjatë takimit Osmani-Stoev kanë biseduar për mundësin e intensifikimit të dialogut, dhe arritjen deri tek një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

“Rikonfirmuam rëndësinë dhe përkushtimin për progres në procesin e integrimit evropian, bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe shkëmbyem mendime mbi zhvillimet e fundit politike pas cikleve zgjedhore në të dy vendet. Ne ritheksuam vendosmërinë tonë për të vazhduar qasjen konstruktive dhe vullnetin e mirë në marrëdhëniet bilaterale. Njëherazi, përshëndetëm gatishmërinë për intensifikimin e punës së Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore me shpresën se Komisioni në periudhën e ardhshme do të gjejë mënyra për të arritur rezultate konkrete, që janë në interes të të dyja palëve”, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ministri i jashtëm Bujar Osmani.


Osmani me këtë rast është shprehur se deri në mbajtjen e takimeve kryesore të BE-së në dhjetor, pret që kontaktet të intensifikohen përmes formave ekzistuese të takimeve, për të gjetur zgjidhjet më të mira në interes të arritjes së hapave të mëtejshëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Vetëm dialogu i hapur dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë janë treguesi më i mirë i përgjegjësisë dhe përkushtimit për paqen dhe stabilitetin, perspektivat e Rajonit, si dhe ballafaqimin e suksesshëm me të gjitha llojet e sfidave me të cilat përballemi së bashku”, shkruan Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori