LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Në krye të SHBA-së prej sot është miku i Kosovës, Joe Biden

Osmani: Në krye të SHBA-së prej sot është miku i Kosovës, Joe Biden
Foto: Ridvan Slivova

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me rastin e pranimit të detyrës zyrtare si president.

Osmani ka thënë se në krye të shtetit tonë aleat, SHBA-së prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden, transmeton Telegrafi.

“Në cilësinë e u.d. Presidentes, i uroj mbarësi në postin e presidentit të SHBA-ve, me besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin”, ka shkruar Osmani sipër fotografisë së publikuar me Joe Biden.


Më tej, Osmani ka thënë se Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave.

“Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-të, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale. Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme me Amerikën”, ka pohuar ajo.

Ndryshe, presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Në prani të ftuarve Biden ngriti dorën e djathtë duke u betuar se do t’i shërbej vendit dhe të mbroj interesat nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori