Osmani – Maas: Mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare ka një domethënie të rëndësishme simbolike për rrugën tonë evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi video-takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale e Gjermanisë, Heiko Maas. Me këtë rast, Maas e uroi Osmanin për zgjedhjen në funksionin e ri, dhe i dëshiroi shumë suksese në kryerjen e detyrës së tij, por edhe bashkëpunim të frytshëm bilateral si homologë të dy vendeve të afërta dhe shumë miqësore, të cilat realizojnë shkëmbime intensive ekonomike dhe tregtare.
“Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare, një term teknokrat i përdorur shpesh, ka një domethënie të madhe simbolike për rrugën tonë evropiane. Kjo do të thotë konfirmim i përcaktimit reformues dhe kursit evropian të vendit. Krahas simbolikës politike, fillimi i negociatave do të nënkuptojë edhe fillim të operimit më të gjerë dhe më kompleks administrativo-teknik, me të cilin jemi ballafaquar deri më tani. Është një sfidë serioze për gjithë shoqërinë, dhe jo vetëm për Qeverinë, në të cilën ne do të duhet medoemos t’i rrisim performancat tona dhe të gjithë së bashku, si politikanë, nëpunës shtetëror, por edhe sipërmarrësit, sindikatat dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, ta unifikojmë energjinë tonë dhe përpjekjet tona drejtë realizimit të këtij qëllimi”.
Sipas njoftimit të MPJ-së, bashkëbiseduesit konstatuan se fundi i vitit 2020 dhe Presidenca e Gjermanisë me BE-në, ofron një mundësi unike dhe të papërsëritshme për Maqedoninë e Veriut, që pas anëtarësimit në NATO të fillojë me përmbushjen e prioritetit të dytë strategjike të vendit, anëtarësimin në BE.
“Fillimi i negociatave do të nënkuptojë konvergjencë të shoqërisë tonë drejt rregullave, standardeve dhe vlerave të Bashkimit Evropian; qëllim i cili nuk paraqet arsye më vete, por paraqet proces i cili ofron mundësi për integrim gradual; proces i cili do të varet nga vetë ne, se sa do të përfitojmë për veten tonë gjatë vijimit së negociatave.”
Ministrat vëmendje të veçantë i kushtuan Procesit të Berlinit, i cili u iniciua nga Kancelarja Merkel në vitin 2013. Osmani theksoi se bashkë-kryesimi me Bullgarinë më 10 nëntor do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për ta kurorëzuar me sukses këtë proces, me rezultate të konsiderueshme dhe arritje siç janë Plani i Investimeve Ekonomike për të gjithë rajonin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës