LAJMI I FUNDIT:

Osmani – Kuleba: RMV dhe Ukraina ndajnë vizion të përbashkët për Evropë stabile

Osmani – Kuleba: RMV dhe Ukraina ndajnë vizion të përbashkët për Evropë stabile

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani me rastin e 26 vjetorit nga vendosja e raporteve diplomatike midis dy shteteve, realizoi bisedë telefonike me kolegun e tij ukrainas, ministrin e Punëve të Jashtme Dmytro Kuleba.

Siç njoftojnë nga MPJ, të dy ministrat u pajtuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ukraina ndajnë vizion të përbashkët për Evropë stabile, të bashkuar dhe prosperuese.

“Në këtë kuptim, duke riafirmuar angazhimin e ndërsjellë për parime dhe vlera evropiane, Ministrat iu referuan integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të raporteve bilaterale, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik”.


“Njëherit, u bisedua edhe për gjendjen aktuale në Ukrainën lindore, me çka Ministri Osmani e riafirmoi mbështetjen e qartë dhe të paluhatshme të integritetit territorial të Ukrainës, duke bërë me dije se Maqedonia e Veriut përkrahë zbatimin e plotë të Marrëveshjeve në Minsk, në pajtim me përpjekjet e Kontakt grupit trilateral dhe procesin politik të Formatit Normandik në bazë të parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori