LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Integrimi evropian hap mundësi të reja për zhvillimin e bizneseve

Osmani: Integrimi evropian hap mundësi të reja për zhvillimin e bizneseve

Temat e lidhura me integrimet evropiane të vendit dhe statusi i reformave të zbatuara nga aspekti i mundësive dhe potencialeve që ju mbeten bizneseve në kuadër të tregut të vetëm evropian, si dhe përmirësimi i zhvillimit të tyre në kontekstin e stabilizimit të gjendjes politike dhe ekonomike në vend në dy vitet e kaluara, ishin temë bisedimi në takimin e sotëm në Shkup mes zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetares së Asociacionit evropian biznesor, Katerina Boshevska.

Në takim, siç njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Osmani ka theksuar se integrimi evropian hapi mundësi të reja për zhvillimin e bizneseve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Integrimi evropian i vendit kontribuon në përmirësimin e klimës së biznesit me zbatimin e standardeve evropiane dhe vlerave të punës së biznes sektorit, dhe kjo ndikon pozitivisht në përparimin e marrëdhënieve ekonomike me BE-në, duke ofruar përfitime reciproke për bizneset”, tha zëvendëskryeministri Osmani.


Ai shtoi se roli i AEB do të kontribuojë në përafrimin e praktikave te bizneset e Maqedonisë së Veriut në mjedisin evropian të biznesit.

Në takim u bisedua edhe për mundësinë e angazhimit të drejtpërdrejtë të AEB në pjesën e përmirësimit të përdorimit të fondeve të BE-së që janë në disponim për kompanitë e Maqedonisë, me qëllim nxitjen e zhvillimit sipërmarrës si dhe bashkëpunimit më të ngushtë me AEB me institucionet qeveritare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori