LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Evropa nuk do të lejojë kolapsin e procesit të zgjerimit në tetor

Osmani: Evropa nuk do të lejojë kolapsin e procesit të zgjerimit në tetor

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, sot mori pjesë në Samitin e ‘Ekonomist’ me temë “Përforcimi i momentumit për integrimin evropian” në Shkup.

“Jo vetëm që shpresoj, por edhe pres vendim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut në samitin e BE-së në tetor”, theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë e rezultatit të samitit të BE-së në tetor, për vendin, rajonin, por edhe për gjithë kontinentin. “Për derisa BE nuk i përgjigjet pozitivisht progresit të Maqedonisë së Veriut, do ta rrënoj besueshmërinë e saj, do ta rrezikoj perspektivën evropiane të rajonit, dhe me të edhe vetë procesin e zgjerimit, ashtu siç e dimë”, theksoi Osmani.

Në vazhdim, Osmani iu referua edhe aktualiteteve në vend dhe rajon lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, në kontekst të rezultateve dhe vendimeve të pritura nga Samiti i ardhshëm Evropian në tetor. Ai potencoi edhe suksesin e Maqedonisë së Veriut në mbylljen e çështjeve më të mëdha me fqinjët, si dhe reformat e zbatuara evropiane, me të cilën u bë lider i zgjerimit të idesë evropiane në Ballkan.


Zëvendëskryeministri Osmani kishte fjalën e tij në panelin “Perspektiva e BE-së”, së bashku me Gaj Verhofshtat, Kryeministër i mëparshëm i Belgjikës edhe Euro-deputet aktual dhe Dimitrios Papadimulis, nënkryetar i Parlamentit Evropian. Në samitin e “Ekonomist” mes mysafirëve dhe panelistëve ishin edhe Kryeministri Zoran Zaev, ndihmës sekretar i mëparshëm amerikan për Evropë dhe Euroazi Ves Miçel, Kryeministrat e mëparshëm të Greqisë dhe Belgjikës Aleksis Cipras dhe Gaj Verhofshtat, Martin Shulc Kryetar i mëparshëm i Parlamentit Evropian, si dhe politikan të njohur të mëparshëm dhe funksionar nga Evropa dhe SHBA-të, kurse të pranishëm ishin më shumë se 400 pjesëmarrës. Mes të cilëve biznesmen të huaj, politikanë dhe menaxher të kompanive të rëndësishëm për ambicien rajonale për integrimet euro- atlantike, si dhe gazetarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori