LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Pushteti dhe opozita bashkërisht punojnë në nisjen e bisedimeve

Osmani: Pushteti dhe opozita bashkërisht punojnë në nisjen e bisedimeve

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thotë se Maqedonia ka merituar nisjen e bisedime, megjithatë këtë do ta thonë vendet e BE-së.

Shteti, sipas Osmanit, duhet të jetë i përqendruar në Ligjin për Prokurori Publike, për çka nevojitet konsensus politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Osmani gjatë kësaj periudhe ishte për vizitë në disa shtete anëtarë të BE-së, dhe potencoi nevojën që pushteti dhe opozita bashkërisht të punojnë në nisjen e bisedimeve dhe se shumë është i rëndësishëm konsensusi në Ligjin për Prokurori Publike.


Osmani shprehet optimist se vendimi i BE-së do të jetë optimist, dhe siç thotë ai, pret që ky proces të nisë javën e ardhshme në Bundestagun gjerman.

“Jam i kënaqur që morra ftesa nga kryetari Shojble të marr pjesë kur do të merret vendim në Bundestag dhe kjo do të ndikojë ndaj vendimeve të shteteve tjera. Kuptohet, këto 24 ditë punojmë me të gjitha vendet anëtare. “, tha Osmani.

I pyetur nëse vendi nuk merr datë për nisjen e bisedimeve, Osmani tha se nuk pret një gjë të tillë, por edhe nëse ndodh, atëherë pasojat do të jenë serioze.

“Pasojat janë shumë më serioze në çështjet e brendshme strategjike. Unë mendoj se do të ketë datë. E tillë është atmosfera. Flasim hipotetikisht, nëse nuk do të kishte përgjigje pozitive, atëherë pyetja është çfarë do të bëjë BE-ja, dhe jo Qeveria”, tha Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori