Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani zotohet se koalicioni mes partisë nga vjen ajo dhe Lëvizjes Vetëvendosje, po ecën mirë, por me disa dallime. Për çka ajo konsideron se ata që ata synojnë “shkatërrimin”, nuk do të arrijnë.
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Vjosa Osmani foli për propozimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e tarifës.
Ajo tha se nuk ka rrezikshmëri dhe tendenca për prishjen e relacioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne sot do të kemi takime me kryeministrin që do të diskutohet këto çështje dhe konkretisht në lidhje me propozimin e tij të fundit do të dalim me qëndrim vetëm pas atij takimi. Sa i përket vlerësimeve asaj që dikush po tentoj të rrezikojë apo shkatërrojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne cilësinë e kryetares të kuvendit them se që në asnjë moment nuk kam parë ndonjë tendencë apo qëllim nga kush do në Qeverinë e Kosovës, që të prish relacionet me ShBA-të. Në fakt, unë shoh një gatishmëri të plotë të të gjithë anëtarëve të qeverisë që çdo veprim ta bashkërendojnë me partnerët tanë, raportet me të cilat i kemi ekzistenciale si shtet. Natyrisht që edhe unë kam bërë thirrje për një dakordim të tillë dhe çfarëdo që mund të ketë ndonjë detaj për të cilën mund të mos ketë pajtim për momentin, unë jam e bindur qe do të arrihet shpejt”, u shpreh ajo.
Ajo u zotua se koalicioni është duke ecur mirë, megjithatë pohoi se me disa dallime.
“Unë e shoh që koalicioni po ecën mirë, për detajet e vogla, dallimet e vogla, ju siguroj që do të tejkalohen, kushdo që ka synime që dallimet e vogla t’i përdorë për një shkatërrim të një raporti të krijuar tash e vite të tëra dhe të konfirmuar edhe me votën e 6 tetorit, ju siguroj që nuk do t’ia arrijë”, ka theksuar ajo.
E pyetur se a ka punuar Kurti në pajtueshmëri me politikat e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Osmani tha se propozimet e Qeverisë për tarifën do të diskutohen edhe më tej.
“Vendimet merren në Qeverinë e Kosovës. Dua të them që temat që janë të rëndësisë së tillë që është çështja e tarifës duhet që gjithnjë të ketë konsultime, gjithnjë të ketë darkodime. Ai vendim është ekzekutiv i Qeverisë së Kosovës, nuk është vendim i kuvendit. Në kuvend debatojmë, siç do të bëjmë edhe të hënën. Mirëpo është vendim është ekskluzivisht i Qeverisë te Kosovës.. sa e kam kuptuar unë ka propozim, do të diskutohet edhe më tej dhe ne momentin që ka dakordim të plotë, atëherë jam e bindur që dallimet tejkalohen pa asnjë problem siç janë tejkaluar të gjitha dallimet e tjera”, ka deklaruar Osmani, njofton KP.
Sa i përket paralajmërimeve të AAK-së se do të ketë protesta pas heqjes së taksës, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se është e drejtë kushtetuese, megjithatë sipas saj, nuk duhet të keq shfrytëzohet për organizime, një vendim që është në interes të vendit.)
“Besoj fuqishëm, ky është mendimi im – që heqja e tarifës e ka përkrahjen e qytetarëve. Prandaj një vendim që është interes të vendit dhe në interes të mirëmbajtjes së raporteve tona me aleatë strategjikë nuk do të duhej të keqpërdorej dhe të keqinterpretohej për organizime. Por e drejta për protesta është kushtetuese, ka thënë Osmani.
Sipas saj, këtë të hënë me datën 2 mars, do të ketë seancë të jashtëzakonshme të kërkuar nga 41 deputetët për tarifën, pastaj do të ketë sea ncë me datën 5 mars, për të shënuar Epopenë e UÇK-së dhe po ashtu me datën 9 mars, meqë data 8 mars është e diele, do ta ketë një seancë për ditën ndërkombëtare të gruas, ku do të jetë seancë tematike që do t’i kushtohet në tërësi sensibilizimit të grave të dhunuara gjatë luftës”, ka deklaruar Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Kristof Le Rigoler: Maqedonia e Veriut është anëtare e besueshme e NATO-s
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj