LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Duhet të jemi të përgatitur se po hyjmë në një proces të vështirë të negociatave

Osmani: Duhet të jemi të përgatitur se po hyjmë në një proces të vështirë të negociatave

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në lidhje me momentin aktual politik dhe mjedisin rreth integrimit Evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut tha se detyra jonë është të jemi optimistë dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë, ndërsa përpjekjet që ne bëjmë si Qeveri bazohen në dëshirën plebishitare të qytetarëve dhe për sa kohë që ekziston një dëshirë e tillë konsensuale e qytetarëve për një Bashkim Evropian, nuk ka asnjë pengesë që mund të na ndalojë në atë rrugë.

Gjatë qëndrimit të sotëm në Manastir, Osmani njoftoi gatishmërinë për procesin e ardhshëm të vështirë të negociatave.

“Ne duhet të jemi të përgatitur që po hyjmë në një proces të vështirë negocimi, dhe negociatat gjithmonë kanë pengesa gjatë rrugës. Ne patëm një pengesë vitin e kaluar në tetor kur Franca dhe vendet e tjera kishin dilema përsa i përket mbështetjes dhe imagjinoni atëherë nëse dorëzoheshim sepse u shfaq një pengesë!? Jo, vazhduam dhe në mars të këtij viti morëm mbështetjen e Francës.


Sot kemi pengesë nga Bullgaria, nesër do të kemi një pengesë nga një shtet tjetër anëtar i BE-së, por ky proces kërkon konsensus, kërkon punë të palodhshme, kërkon aftësi, strategji, diplomaci dhe durim në momente të caktuara sepse bazohet në vendosmërinë konsensuale të qytetarëve. Nuk ka asnjë alternativë për anëtarësimin në BE, nuk ka asnjë alternativë për marrëdhëniet e mira me Republikën e Bullgarisë dhe me fqinjët dhe këtu ne bazojmë optimizmin tonë”, tha Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori