LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Danielson: Procesi i zgjerimit kthehet në agjendën e BE-së

Osmani-Danielson: Procesi i zgjerimit kthehet në agjendën e BE-së

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Drejtorin në Drejtorinë për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore të BE-së, Kristijan Danielson.

Në takim u diskutua gjendja në sferën e integrimeve evropiane të vendit dhe perspektivat rreth kthimit të procesit të zgjerimit lartë në agjendën e BE-së, pas dështimit të ndërtimit të konsensusit në takimet e tetorit të Këshillit të KE-së.

“Na gëzon fakti se ekzistojnë iniciativa të shumta të vendeve anëtare për kthimin e procesit të integrimit evropian sërish lartë në Agjendën e BE-së. Këtu gjithsesi është edhe iniciativa e Italisë dhe Kryeministrit Conte, më pas letra e Kryetarit të KE-së nga ana e 16 vendeve- nënshkruese, dhe gjithsesi edhe dokumenti i Francës me të cilin konfirmohet perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor si anëtar të plotfuqishëm të BE-së.


“Shpresojmë se BE do ta shfrytëzojë periudhën e ardhshme për rishikim të serishëm të mundësisë për caktimin e datës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, gjatë kryesimit të Kroacisë, pa marr parasysh procesin e reformimit të metodologjisë për negociata” theksoi Osmani në takim, duke shtuar se vendi mbetet i gatshëm për fillimin e negociatave, njësoj siç ishte edhe në tetor, por në përgjithësi mbetet i fokusuar në detyrimet që dalin nga harmonizimi i rregullave dhe standardeve evropiane.

“Ne jemi të gatshëm për negociata, njësoj siç ishim edhe në tetor, dhe për ne mundësia e vetme e pranueshme është anëtarësimi i plotë në BE”- potencoi Osmani.

Dy bashkëbiseduesit theksuan optimizëm duke pasur parasysh sinjalet pozitive që arrijnë nga vendet- anëtare dhe nga Brukseli për mbështetjen e procesit të zgjerimit, duke u dakorduar se vendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, përmbytet rruga nacionale

Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, përmbytet rruga nacionale

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Kalo në kategori