LAJMI I FUNDIT:

Osmani bisedë telefonike me ministrin e ri bullgar: Vazhdon bashkëpunimi në mes Shkupit dhe Sofjes

Osmani bisedë telefonike me ministrin e ri bullgar: Vazhdon bashkëpunimi në mes Shkupit dhe Sofjes

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka realizuar bisedë telefonike me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Nikollaj Milkov.

Nga MPJ njoftojnë se Osmani ka shprehur gatishmëri për vazhdimësi të bashkëpunimit të thelluar dypalësh, me qëllim të forcimit të miqësisë mes dy vendeve.

“Bashkëbiseduesit e riafirmuan angazhimin e tyre në mënyrë që edhe në periudhën vijuese të vazhdojë zhvillimi i bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, në përputhje me Marrëveshjen e Miqësisë së vitit 2017, si dhe Protokollin e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar”.


“Gjatë bisedës u fol edhe për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast u përshëndet fillimi i negociatave me BE-në dhe u theksua perspektiva evropiane për vendin, si interes i përbashkët jo vetëm i dy vendeve, por edhe i të gjithë rajonit dhe i vetë Unionit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPJ-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori