LAJMI I FUNDIT:

Osmani bën fjalimin e parë si u.d. e presidentes: Shqiptarët janë viktima, Serbia ka kryer krime

Osmani bën fjalimin e parë si u.d. e presidentes: Shqiptarët janë viktima, Serbia ka kryer krime

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë fjalimin e parë për qytetarë pas emërimit të saj në pozitën e u.d të presidentes.

Osmani ka thënë se në këtë kohë kërkohet lidership i fuqishëm, transmeton Telegrafi.

“Veprimet e Dhomave të Specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore të cilat Kosova i ka pranuar. Proceset që vijnë pas nuk do ta dëmtojnë projektin tonë kombëtar për liri i cili është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë. Shpreh vlerësimin për të gjithë ata që kanë treguar besim në institucionet tona dhe që u janë përgjigjur ftesave të Dhomave të Specializuara. Beteja për shtet ndërtim, është beteja më e vështire. Kjo kohë kërkon lidership të fuqishëm. Ne kemi nevojë për solidaritet. Do të promovoj vlera, do të angazhohem që Kosova të bëhet shtet dhe ëndrrat e qytetarëve jetësohen”, ka deklaruar Osmani.


Ajo ka kërkuar që qytetarët të qëndrojnë fort e afër njëri-tjetrit.

Gjithashtu, Osmani ka përmendur edhe krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.

“Ne, shqiptarët e Kosovës, kemi qenë viktimë e hegjomonisë të një shteti gjenocidal, kurse Serbia ishte shteti që kreu këto krime. Këtë duhet ta themi çdo herë me zë të lartë këtu dhe në çdo vend tjetër. Si ushtruese e detyrës së presidentes do të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve, do ta ruaj kohezionin institucional, stabilitetin dhe unitetin e vendit. Zoti e bekoftë Kosovën, popullin e Kosovës dhe miqtë e saj”, tha Osmani.

Ndryshe, Osmani ka pranuar sot zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, kjo ka ndodhur pasi ish-presidentit Hashim Thaçit i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, ku më pas ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori