Osmani: BDI ka rënie, por mbetet çelësi i krijimit të qeverisë së re
Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani ka thënë se për ta si subjekt politik ka qenë me rëndësi që të mos humbin shqiptarët në zgjedhjet në Maqedoni. Por sipas tij ishin partitë shqiptare ato që përçanë votën shqiptare për çka edhe humbën shumë vende në parlament, njofton Klan Kosova.
“Një numër i votave shqiptare shkuan te partitë maqedonase dhe kjo defaktorizoi faktorin shqiptar në Maqedoni. Ne paraprakisht kemi thënë që kontesti historik, çelësi i qeverisë e re do të jetë BDI andaj kërkonim nga shqiptarët që të bëhemi bashkë, të mos përçajmë votat dhe të bëhemi vendimtarë dhe të mbyllim disa çështje”, ka thënë Osmani në Info Magazine.
Pavarësisht rezultatit zgjedhor Osmani thotë se prapë BDI është çelësi i Qeverisë së re pavarësisht se çfarë kombinime mund të bëhen.
“Ne ende nuk kemi biseduar çfarë më tutje, pasi presim verifkimin final të KSHZ, pastaj do të ulemi dhe të prezantojmë shqiptarët në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ai shton se të gjitha opsionet janë të hapura ai pse u zvogëlua numri i mandatave.
“Ende nuk kemi krijuar qëndrim si parti, do të krijohet qëndrim, për ne partitë maqedonase nuk janë të mira ose të këqija, por ekzistojnë si të forta dhe të dobëta. Kjo periudhë nuk duhet të shfrytëzohet për analizë, do të mbetet në ndërgjegje të atyre që kanë votuar partitë maqedonase, kjo është një referim prapa nga Marrëveshja e Ohrit, ka arsye edhe për shkak të qeverisjes së gjatë të OBRM-PDUKM-së”.
“Ne kishim me rëndësi të shfrytëzonim këtë moment, dhe të faktorizohemi si shqiptarë dhe të përmbyllim misionin që kemi nisur me Marrëveshjen e Ohrit, për barazinë e plotë të shqiptarëve si ajo ekonomike e kulturore. Shqiptarët nuk duhet të dëshpërohen me zvogëlimin e mandateve, BDI do të mbrojë interesin e shqiptarëve në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mbetet çelësi i qeverisë së re. Është e vërtetë se kemi një rënie për të cilën duhet të reflektohet se cilat ishin motivet. BDI është fituese e zgjedhjeve, për shkak të konspiracionit të forcave maqedonase, forca e BDI-së është edhe më e fuqishme”.
Kurse për Qeverinë Teknike, Osmani ka thënë se janë spekulime ato që janë thënë deri tash.
“Janë spekulime, duhet të pritet verifikimi përfundimtar dhe pastaj të ulemi dhe të dalim në përfundim. BDI si fituese e zgjedhjeve do ti prijë çdo iniciative për faktorizim të shqiptarëve. Ideja e zgjedhjeve ishte për të mbyllur krizën politike që ishte në Maqedoni, testin e parë e kaluam me zgjedhje të mira dhe fer, rezultati nuk garanton stabilitet politik të gjatë por me largpamësinë e partive politike besoj që shteti do të dalë nga kriza”, ka përfunduar Osmani, njofton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri