Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur sot në takim përfaqësuesit e Javës së Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm (KSDW). Në takim ishin prezent përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Mjedisit, Zyrës së BE-së në Kosovë/EUSR, GIZ Kosova, INDEP dhe BGF.
Kryetarja Osmani ka thënë se çështjet mjedisore duhet të jenë në fokus të përhershëm dhe se duhet të kemi vëmendje të veçantë se si i bëjmë ato të prekshme dhe të kuptueshme për të gjithë. Në këtë kontekst, përveç angazhimit për një qasje miqësore ndaj mjedisit, kryetarja Osmani, gjithashtu ka premtuar rol më aktiv të Kuvendit në adresimin e çështjeve që lidhen me mjedisin, përmirësimin e infrastrukturës ligjore si dhe zbatimin e ligjeve aktuale në fuqi.
Java e Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm paraqet platformën e parë të llojit të vet ne Kosovë dhe në Rajon, që bashkon në një ombrellë, ekzekutivin, komunitetin ndërkombëtar, dhe shoqërinë civile. Duke përcjellë këtë model të bashkëpunimit, kryetarja Osmani ritheksoi nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional për mbrojtjen e mjedisit.
“Ndikimi i veprimeve të përbashkëta tejkalon ndikimin e çdo veprimi individual”, është shprehur Osmani. Ajo konfirmoi përkushtimin për riaktivizim të Grupit të Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me deputetët, për t`u siguruar se çështjet e diskutuara në takim dhe agjenda e gjelbër të avancohet më tutje./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti