LAJMI I FUNDIT:

Organizoi dasma edhe pas dy gjobave, arrestohet pronari i një lokali në Durrës

Organizoi dasma edhe pas dy gjobave, arrestohet pronari i një lokali në Durrës
Foto: Ilustrim

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se në mënyrë të përsëritur ka thyer protokollet e sigurisë duke organizuar dasmë, si dhe kundërshtoi urdhrin e policisë, arrestohet në flagrancë pronari i një lokali.

Sipas policisë, S. P., 52-vjeç, banues në Durrës, ishte ndëshkuar 2 herë nga shërbimet e Policisë Durrës më masë administrative dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrollit u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.

Njoftimi i policisë


Shkeli në mënyrë të përsëritur protokollet e sigurisë duke organizuar dasëm, si dhe kundërshtoi urdhrin e policisë, arrestohet në flagrancë pronari i një lokali.

52-vjecari ishte ndëshkuar 2 herë nga shërbimet e Policisë Durrës më masë administrative dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrollit u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.P., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas si pronar i një subjekti në lagjen nr.15, Durrës, i cili ishte ndëshkuar 2 herë me masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori