Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka realizuar një aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Gjatë këtij aksioni u tha se për Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, himni fillon: Rreth plagjiaturës të përbashkuar!
Koordinatori i aktivitetit, Dibran Hoxha tha se shkarkimi i rektorit, Naser Sahiri është bërë pa asnjë justifikim të qëndrueshëm. Derisa shtoi se shkarkimi i tij ishte nga marrëveshja mes Këshillit Drejtues të UP-së me përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit.
“Për Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, himni fillon: Rreth plagjiaturës të përbashkuar! Altin Sahiti nga radhët e Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim të ngushtë me plagjiatorin Selim Bezeraj dhe infamozin Rifat Krasniqi, të premten shkarkuan rektorin Naser Sahiti pa mundur të japin asnjë justifikim të qëndrueshëm për këtë shkarkim. Kush do ta mendonte se vetëm 21 ditë pas ardhjes në pozitë të plagjiatorit dhe infamozit, të cilët e filluan mandatin e tyre në Këshill Drejtues më 1 tetor, do të arrinin marrëveshje me përfaqësuesit nga radhët e Ministrisë së Arsimit për ta shkarkuar rektorin”, tha Hoxha.
Hoxha ka theksuar konferencën e mbajtur me 29 qershor të këtij viti nga Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.
Ai tha se pas zgjedhjes së plagjiatorit Selim Bezeraj në Këshill Drejtues, Nagavci ka mbajtur konferencë në të cilën tha se i kishte dërguar një letër Këshillit Drejtues, anëtarëve të zgjedhur prej saj, me të cilën i kërkonte anëtarëve të vet ta inicionin rastin e plagjiaturës së Selim Bezerait në Këshill Drejtues.
Sipas tij prej kësaj kohe deri tash, asnjëri prej tyre nuk e kanë dërguar rastin në Këshill të Etikës. Ai tha se përkundër kësaj kanë negociuar votën e plagjiatorit në këmbim të heshtjes dhe mos denoncimit.
“Prej fundit të qershorit deri në mes të tetorit janë përafërsisht 4 muaj. As ish kryesuesja nga radhët e ministrisë, as kryesuesi aktual nuk e kanë dërguar rastin në Këshill të Etikës. Përkundrazi përgjatë këtyre muajve siç duket paskan negociuar votën e plagjiatorit në këmbim të heshtjes dhe mos denoncimit. Sikur të mos mjaftonte kjo, në ditën e shkarkimit të rektorit, kryesuesi i Këshillit Drejtues gënjen publikisht duke u përgjigjur pyetjes së gazetares se pse anëtarët e ministrisë në Këshillin Drejtues nuk e kanë denoncuar plagjiaturën e Selim Bezerajt, meqë ata vet ishin zotuar për një veprim të tillë. Altin Sahiti pa pikë turpi u përgjigj që ata nuk e kishin dhënë një zotim kësisoj, në ndërkohë i njëjti më datë 30 qershor 2022 në mbledhjen 20 të Këshillit Drejtues me insistim të shtuar kishte lexuar me gojën e tij adresën e ardhur nga ministria për adresimin e plagjiaturave brenda vet Këshillit”, shtoi Hoxha.
Hoxha para mediave ka shtruar pyetje për Nagavcin në lidhje me anëtarët e Këshillit Drejtues.
“Pyetja që shtrohet është: a e ka ditur ministrja Nagavci që anëtarët e vet në Këshillin Drejtues po ia pinë cigaren fshehur? Nëse po, a mund të na tregojnë pse kanë ndryshuar mendim për denoncimin e Selim Bezerajt në Këshill të Etikës? Dhe krejt në fund: kur do të fillojnë implementimet e premtimeve publike të saj për luftën kundër plagjiaturës. Ne si organizatë mbesim të përkushtuar që çdo javë ta denoncojmë veprimin e secilit anëtar të Këshillit Drejtues veç e veç deri në demaskimin total të tyre”, tha në fund Hoxha.
Ish-rektori i UP-së, Naser Sahiti është shkarkuar të premten me 8 vota për dhe një abstenim nga Këshilli Drejtues i UP-së. Në vend të tij është emëruar Luljeta Plakolli-Kasumi, ndërkaq gjatë ditës së djeshme është hapur konkursi për këtë pozitë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës