LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Ora e dorës është trend, por askush s’ka interes për zanatin e sahatçinjve (Video)

Maqedoni: Ora e dorës është trend, por askush s’ka interes për zanatin e sahatçinjve (Video)

Punëtoria e vogël e mjeshtrit Mitko Trendov ndodhet në zemër të Strumicës. Ai është një nga sahatçinjtë e fundit në pjesën juglindore të vendit. Thotë se ky zanat me vete mbart potencial të madh, për shkak të kthimit të modës së orëve. Por, nuk ka të rinj që duan të merren me të.

-Tani është në ekspansionin më të madh. Tani mbajtja e orëve është në modë, është imazh dhe saktësi. Pa marrë parasysh se ka telefona. Njerëzit duan të kenë orë dore. Kemi brende të llojllojshme. Kemi edhe bizhuteri e cila shkon me orët. Ky zanat nuk vdes, por nuk ka të rinj të interesuar, njëjtë sikur për asnjë zanat tjetër, tha Mitko Trendov ,orëndreqës nga Strumica.

Mjeshtri Mitko thotë se është e nevojshme që sistemi arsimor t’u përshtatet nevojave të tregut dhe se zanatet duhet të afirmohen, sepse mund të shndërrohen në ndonjë biznes të vogël familjar për të rinjtë. Për zanatin e ndreqjes së orëve thotë se nuk është i vështirë, por se kërkon shumë durim.
“Cili është sekreti? Duhet pasur shumë durim, por edhe zanatin duhet ta dish mirë. Duhet ta doni zanatin tuaj. Zanati nuk duhet të të lodhë, duhet ta dish dhe nuk do të kesh asnjë problem. Është vështirë të bësh diçka që nuk e di”, tha Mitko Trendov ,orëndreqës nga Strumica.


A është ky investim i shtrenjtë? Pyeti gazetarja.

Furnizimi i mjeteve të nevojshme është i detyrueshëm, duhet të keni bateri, qelq, rrip. Pa investuar, nuk do të keni asgjë. Duhet të jesh i përgatitur, sepse kur vjen ndonjë klient duhet t’i përgjigjesh menjëherë, e jo ta mashtroni, tha Mitko Trendov ,orëndreqës nga Strumica.

Sipas Trendovit, në Maqedoni nuk ka potencial për rregullimin e orëve, para së gjithash sepse nuk kemi traditë të këtillë. Që një sahatçi të jetë i përsosur gjërat më të rëndësishme janë: materiali, rubinët dhe saktësia e punës. Ai shton se qytetarët e Strumicës janë adhurues të orëve të bukura.

“Ora më e shtrenjtë…. qe tani një klientit ia shkurtova rripin dhe kontrollova, kushton 4.200 euro. Kemi fëmijë të rinj që janë pedantë. Nuk duan që xhami i orës së tyre të jetë i gërvishtur, duan të jenë pedantë. Ora e dorës tashmë është trend dhe është në modë”, tha Mitko Trendov, orëndreqës nga Strumica.

Mjeshtri Mitko thotë se orët mekanike shkojnë në harresë, por shton se ka orë të mira baterie që mund të punojnë madje 10 vite pa ndërprerje./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori