Njohësit e çështjeve politike, duke komentuar thirrjen në interpelanca të gjashtë ministrave të Qeverisë së Maqedonisë, thonë se ky veprim i opozitës ka për qëllim të nxisë debat të ashpër kundër veprimeve të Qeverisë në institucioni ligjvënës, vetëm dy javë para se të fillojë zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, të cilat janë caktuar të mbahen më 15 tetor.
Partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, e cila drejtohet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ka ngritur interpelancë ndaj gjashtë ministrave të Qeverisë së re të Maqedonisë, edhe atë për Ministrin e Financave, të Punës dhe Politikës Sociale, Bujqësisë, Ekologjisë, Kulturës dhe atë të Punëve të Jashtme për kryerje të pandërgjegjshme të detyrës zyrtare, si dhe mostransparencë gjatë punës.
Në seancën parlamentare të së hënës është futur në rend dite interpelanca ndaj tre ministrave, atij të Bujqësisë Lubço Nikollovski, për shkak siç ka theksuar opozita keqmenaxhimit me zjarret, për ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, për shkak siç ka theksuar opozita maqedonase mungesës së transparencës gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Bullgarinë dhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carevsk, për shkak të rezolutës kombëtare për migrantët.
Njohësit e çështjeve politike thonë se duke analizuar shkaqet për çka kanë ngritur interpelancë deputetët e OBRM-PDUKM-së ndaj ministrave të Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, ende pa u prononcuar ata për punën 100 ditëshe, duke fokusuar marrëveshjen me Bullgarinë, rebalancin për buxhetin, zjarret, menaxhimin e deponive si dhe strategjinë për migrantët, synohet të hapen tema që do të shërbejnë si bazë për fushatën e zgjedhjeve lokale.
“Në masë të madhe delegjitimohet vetë mekanizmi interpelancë. Njëkohësisht do të thosha se delegjitimohet edhe vetë puna e Parlamentit, duke e shndërruar debatin politik në një karikaturë politike për qëllime partiake. Kjo në asnjë mënyrë nuk është e lejueshme, aq më pak në një periudhe parazgjedhore”, thekson Stojan Andov, kryetari i përbërjes së parë parlamentare në fillim të viteve të nëntëdhjeta.
Nga ana tjetër, Naser Ziberi, njohës i çështjeve politike thotë partia maqedonase në opozitë dëshiron që para fillimit të fushatës zgjedhore, përmes interpelancës të imponojë tema në interes të kësaj partie.
“Si e para, interpelanca është bërë thjesht me motive elektorale që të hapen diskutime, në prag të zgjedhjeve lokale. E dyta, do të fokusoja tendencën që të defokusohet vëmendja nga aktivitet e Qeverisë, në kuptimin e ndryshimit të më shumë ligjeve që kanë rritur mbështetjen ndaj Qeverisë, duke përfshirë këtu dhe aktivitet ndërkombëtare të Qeverisë në raport me relaksimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, po edhe në raport me BE dhe NATOS-s”.
“Dhe si e treta, përmes kësaj Nikolla Gruevski dëshiron të forcojë pozitën e tij brenda partisë, e cila qartë duket se është lëkundur dhe gjithnjë e më tepër ka zëra për ndryshime kadrovike në kreun e kësaj partie”, nënvizon për Radion Evropa e Lirë, Naser Ziberi ish-deputet.
Ndryshe, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, për shtatë vjet, sa ishte në opozitë, kishte thirrur tetë interpelanca.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Bastisje dhe ekspertizë mjeko-ligjore në telefonin të ish-zv. drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”

Prokuroria propozon masa kujdesi për shoferët që morën pjesë në aksidentin në rrugën Gostivar – Tetovë

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi