LAJMI I FUNDIT:

Opozita premton protestë pa dhunë

Opozita premton protestë pa dhunë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në një dalje të përbashkët për mediat u kanë bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e nesërme, duke theksuar se nuk ka asnjë skenar dhune.

“Nuk do të jetë luftë, as spektakël. Unë do të jem bashkë me familjen”, theksoi Basha, ndërsa shtoi se në protestën e nesërme opozitën, pavarësisht dallimeve, e bashkon dëshira për ndryshim.

“Për çdo informacion e Fake News që shpërndahet për një skenar ndryshe nga ai i një proteste shpreh panik. Paniku është i justifikuar, pasi nesër do të marrë formë bashkimi i madh i shqiptarëve për ndryshim, pavarësisht dallimeve. Ne na bashkon dëshira për ndryshim. Shqiptarët e kanë kuptuar kështu nuk vazhdohet më. Balanca është vendosur në krahun e shqiptarëve të ndershëm. Nuk ka më institucione që mund të mbajnë peng të ardhmen”, tha Basha.


Ndërkohë që Monika Kryemadhi ndërsa theksoi se nuk do të ketë më dhunë, vuri në dukje se do të marrin masa të mos jemi pre e provokimeve.

“Ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë, nuk do të ketë dhunë. Do të marrim masa të mos jemi pre e provokimeve të punonjësve civilë të shtetit. Protesta e nesërme do të jetë jo vetëm paqësore, por edhe më madhështorja. Do të protestojmë sepse duam të jetojmë në Shqipëri”, theksoi Kryemadhi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori