Partitë e shumicës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, po bëjnë përpjekje për të ndryshuar Rregulloren e punës, që t’u mundësojë deputetëve të marrin pjesë edhe online në seanca, nëse pjesëmarrja me prani fizike u pamundësohet në rast të sëmundjes me COVID-19.
Nisma është ndërmarrë pa pëlqimin e opozitës, e cila për të penguar këtë, ka dorëzuar rreth tre mijë amendamente. Disa prej amendamenteve janë bërë publike për opinionin dhe bazuar në vlerësimet e partive në pushtet, ato nuk kanë asnjë përmbajtje dhe se janë dorëzuar me qëllimin e vetëm, bllokimin e punës së Kuvendit.
OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar më shumë se 1.300 amendamente, partia “E majta”, më shumë se njëmijë, ndërsa mbi 300 opozita shqiptare. Amendamentet e partisë së majtë kanë shkaktuar polemika të shumta duke u bërë edhe objekt talljeje në opinion. Në disa prej tyre kërkohet nga deputetët që Ditën e Pashkëve në sallë të vijnë më vezë të ngjyrosura, disa të tjerë sugjerojnë se si duhet të duken apo të vishen deputetët.
Nga opozita thonë se ndryshimet janë kundërkushtetuese dhe se nuk do të zgjedhin forma për të penguar miratimin e tyre.
“Me këto ndryshime të Rregullores, Kushtetuta nuk do të ketë asnjë vlerë. Pushteti synon të shkelë nenet, të cilat shumë qartë sqarojnë punën e Kuvendit, se seancat mund të mbahen vetëm me praninë e deputetëve, duhet të ketë shumicë të deputetëve, se deputeti duhet të votojë publikisht, e kështu me radhë. Kjo nuk është hera e parë që shumica shkel Kushtetutën dhe ne, si opozitë, kemi gjetur këtë formë të veprimit për ta penguar qëllimin e saj për të shkelur Kushtetutën”, thotë deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanovska.
Edhe partitë shqiptare në opozitë janë kundër ndryshimit të Rregullores mbi punën e Kuvendit, meqë, siç thonë, përveç që është kundërkushtetues, me këtë propozim partitë në pushtet synojnë sigurimin e shumicës për mbajtjen e seancave.
“Puna online e Kuvendit nuk është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e shtetit. Me një propozim të tillë partitë në pushtet dëshirojnë ta mbulojnë shumicën e brishtë në Parlament, andaj kjo për ne është e papranueshme”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.
Por, partitë e shumicës parlamentare thonë se qëllimi i opozitës është pamundësimi i punës së Kuvendit, që do të kishte pasoja të rënda për gjithë vendin në kohën e përballjes me pandeminë.
“Kuvendi është zgjedhur dhe konstituuar që të funksionojë. Ne, deputetët marrim rroga, jemi zgjedhur nga qytetarët të punojnë, që të miratojmë ligje dhe jo të bllokojmë punën e tij. Por, që nga fillimi opozita nuk dëshiron seanca online, sepse qëllimi i saj është t’i bllokojë të gjitha ligjet e destinuara për qytetarët. Ata thonë se vendimi është antikushtetues, por Kushtetuta thotë që Kuvendi mund të vendosë nëse shumica e deputetëve janë të pranishëm, pra askund nuk e thekson formën e pranisë”, thonë deputeti i Lidhjes Social-Demokrate në pushtet, Darko Kaevski.
Ish-kryetari i Kuvendit Stojan Andov, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në kushtet e një pandemie, kur ka deputetë që nuk mund të marrin pjesë në seanca për shkak të sëmundjes, mbajtja e seancave online është zgjidhja më e logjikshme.
“Ne nuk duhet të presim ndryshimin e Rregullores së punës. Kjo me koronavirusin është jashtë të gjitha rregullave. Duhet të reagoni më shpejt, të thërrisni një seancë dhe të kryhet puna. Kuvendi duhet të funksionojë pasi në të kundërtën, kuvendi mund të jetë një pengesë në bllokimin e vendimeve pasi kjo do të mundësonte përhapjen e virusit”, deklaron Andov.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është konstituar katër muaj më parë, dhe gjatë kësaj periudhe shumë herë është përballur me mungesë kuorumi për shkak të numrave, por edhe infektimit me koronavirusin e ri të disa deputetëve të saj, gjë që ka ulur në minimum efikasitetin në miratimin e ligjeve. Shumica parlamentare numëron 62 deputetë nga 120 sa ka gjithsej Kuvendi./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti