Vetëvendosje po i reziston presionit nga aleatët politikë për të përqafuar liderin e AAK, Ramush Haradinaj si kandidatin e përbashkët të opozitës për postin e kryeministrit në zgjedhje.
Dy parti opozitare në Kosovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë thënë se do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme me një kandidat të përbashkët për kryeministër, liderin e AAK, Ramush Haradinaj.
“Haradinaj do të jetë kryesuesi i listës për opozitën AAK-Nisma dhe shpresoj që parti të tjera të vogla me të cilat po negociojmë t’i bashkohen listës,” tha për BIRN zëdhënësi i AAK, Muharrem Nitaj.
Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, të premten tha se Haradinaj, i cili aktualisht po pret një vendim nga gjykatat franceze për kërkesën e Serbisë për ekstradim mbi akuzat e krimeve të luftës, tha se ai ishte kandidati më i mirë i opozitës.
“Kandidati më serioz dhe më i mirë është Haradinaj, kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, tha Limaj për TV Dukagjini.
Megjithatë, partia më e madhe opozitare në Kosovë, Vetëvendosja, e cila kundërshtoi koalicionin qeverisës me AAK dhe Nismën, mbetet shumë e kujdesshme e pyetur për përqafimin apo jo të një kandidati të mundshëm të përbashkët.
“Çdo bashkëpunim kundër partive në pushtet nuk duhet të paraprihet nga diskutime [të tilla],” tha për BIRN Vetëvendosje.
Sipas Vetëvendosjes, negociatat me AAK dhe Nismën mbeten të përqendruara te bashkëpunimi me shoqërinë civile – dhe te largimi i qeverisë së Isa Mustafës.
“Jemi të vendosur ta shpëtojmë shtetin nga kapja që po ndodh tani dhe për këtë jemi të angazhuar të mbledhim të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë regjim, të gjithë njerëzit e pakënaqur që duan një shtet të ligjit dhe rendit… [me] të gjithë të barabartë,” tha Vetëvendosje.
Të dyja palët pretendojnë se mbështetja e tyre politike po rritet. “AAK aktualisht është partia më e strukturuar në Kosovë dhe është shumë e zgjeruar,” tha Nitaj për BIRN.
Vetëvendosje thotë pak a shumë të njëjtën gjë. “Si partia më e madhe opozitare, po punojmë shumë për t’u forcuar sa më shumë të jetë e mundur dhe njëkohësisht po shohim rritje të mbështetjes për ne, siç kanë konfirmuar sondazhet,” tha partia.
Imer Mushkolaj, analist politik nga Prishtina, tha se partitë opozitare do të bënin gabim nëse dështonin të bashkonin forcat.
“Opozita duhet të diskutojë mundësinë e një koalicioni apo unioni për zgjedhjet kombëtare nëse do të heqë nga pushteti Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës” tha për BIRN Mushkolaj.
Ai shtoi se gjëja më e rëndësishme është që të gjitë liderët e opozitës të premtojnë të mos pranojnë asnjë rol në një qeveri me LDK ose PDK.
Partitë opozitare mbeten të bashkuara në rezistencë të fortë ndaj marrëveshjes polemike të demarkacionit me Malin e Zi, që sipas tyre përfshin dorëzim të territorit.
Çështja mund të vendosë fatin e koalicionit qeverisës së Mustafës, pasi koalicioni mund të mos ketë mjaftueshëm vota në parlament për të siguruar miratimin e marrëveshjes.
Ky do të ishte një problem i madh, pasi Bashkimi Europian e ka vënë ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi në krye të kushteve për liberalizimin e vizave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tom Doshi flet pas daljes nga SPAK, shpreh mbështetjen për reformën në drejtësi

Pas një mosmarrëveshje me të dashurin e saj, ia vjedh armën dhe shkrep një fishekë në Prishtinë- gruaja dërgohet në mbajtje

Policia konfiskoi tri pistoleta, një brisk e 82 fishekë në Deçan – arrestohen dy të dyshuar

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri