Deputetët opozitarë do të marrin pagën bazë prej 1488 euro, pa mëditje edhe pse kanë vendosur që ta bojkotojnë punën e legjislativit. Opozitarët nuk po duan të dorëzojnë mandatin, duke ia lënë mundësinë vetes që të kthehen pas gjashtë muajve sipas afateve ligjore.
Partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja, tashmë ka vendosur për bojkotimin e Kuvendit deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Ndërsa, “Vetëvendosja” e “Nisma” ende janë në dilemë nëse do ta bëjnë një gjë të tillë apo jo, shkruan “Zëri”.
Por, pavarësisht kësaj, ata do të vazhdojnë të marrin pagën prej deputeti edhe në gjashtë muajt e ardhshëm, ani pse nuk do të shkojnë asnjë ditë pune në Kuvend. Megjithatë, bojkotimi i punës së organit më të lartë ligjvënës ka vënë në siklet opozitën e bashkuar meqë nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët nëse duhet apo jo ta bëjnë një bojkotim të tillë.
Deputetët gjashtë muaj marrin pagën
Në bazë të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, deputetët marrin pagën edhe nëse nuk marrin pjesë në punën e organit ligjvënës për gjashtë muaj rresht.
Sipas Rregullores, pas gjashtë muaj mospjesëmarrjeje në punën e Kuvendit, atëherë deputeti humb mandatin nëse nuk arrin që ta argumentojë mungesën e tij.
“Neni 25, paragrafi E: Nëse në periudhën gjashtëmujore deputeti nuk merr pjesë në asnjë mbledhje të Kuvendit, nëse deputeti nuk ia dëshmon faktet bindëse për çështjen kryetarit të Kuvendit, kryetari e kërkon rekomandimin e Komisionit për Mandat, Imunitet dhe Rregullore. Pas rekomandimit të Komisionit kryetari ia propozon Kuvendit pushimin e funksionit të deputetit. Kuvendi vendos për çështjen në mbledhje të radhës”, thuhet në Rregulloren e Punës së Kuvendit. Por, se deputetët do të paguhen edhe pse nuk do ta bëjnë asnjë punë e konfirmon edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi. “Po, do të paguhen”, ka thënë shkurt Krasniqi për “Zërin”.
Mirëpo, ai ka thënë se kjo mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj, ashtu siç rregullohet edhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Sonte tërmet në Maqedoni
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para