LAJMI I FUNDIT:

Operacion plastik për ditëlindje!

Operacion plastik për ditëlindje!

Operacionet plastike janë bërë gati një shpërblim i zakonshëm, me të cilin prindërit në Korenë e Jugut kënaqin fëmijët e tyre të llastuar. Duke ndjekur këtë trend, spitalet si shpërblim për çdo provim të dhënë ofrojnë çmime më të lira për operacionet e hundës dhe syve.

Ndër operacionet më të popullarizuara është “Westernising”, respektivisht formësimi i hundës për të marrë tipare perëndimore, por edhe korrektimi i kapakëve të syrit.

Konkurrenca për një vend në universitet është e madhe, ndërsa sipas një hulumtimi prindërit në Korenë e Jugut për çdo vit shpenzojnë rreth 20 miliardë dollarë për edukim privat, për t’i përgatitur fëmijët e tyre sa më mirë për provimin pranues në universitet. /Telegrafi/